Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka arritur një tjetër rezultat të shkëlqyer në garat ndërkombëtare. 27-vjeçari fitoi medaljen e artë në International Judo Championship, të zhvilluar në Greqi.
Xhudisti shqiptar fitoi 5 ndeshje përballë kundërshtarëve nga Greqia, Moldavia, Serbia, Bullgaria dhe në finale me kundërshtarin grek, ndeshje të cilën e fitoi me Ippon. Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 700 sportistë nga të gjitha peshat.
Komento