'Medalje Nderi' për efektiven që ju këputën gishtërinjtë në protestën e PD! Lleshaj bën paralajmërimin e fortë

'Medalje Nderi' për efektiven që ju këputën gishtërinjtë në protestën e PD! Lleshaj bën paralajmërimin e fortë

Kushdo që godet një punonjës të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, do të dënohet rëndë. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka propozuar ashpërsim të Kodit Penal për ata që godasin punonjësit e Policisë. Këtë njoftim e dha ministri Lleshaj teksa i akordoi “Medaljen e Nderit” punonjëses së policisë Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit. 

Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe disa kolegë të repartit “Shqiponja”, ministri Lleshaj shprehu vlerësimin e tij dhe Policisë së Shtetit për kurajën dhe përkushtimin e treguar nga Nuka. 

Ministri i Brendshëm lajmëroi se do të ketë shpejt ndryshime në Kodin Penal, për të ashpërsuar masën e dënimit për personat që ngrenë dorë kundër punonjësve të Policisë së Shtetit në detyrë. 

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar ju, Ina, për kontributin e dhënë, për modelin e mirë që keni treguar, për angazhimin tuaj në shërbim të qytetarëve, ndonëse nga qytetarë të papërgjegjshëm keni pësuar një dëm që shpresoj të jetë reduktuar tashmë me kalimin e kohës. E kam thënë dhe herë të tjera, që ndjehemi mirë që kemi oficerë policie të tillë që kanë përkushtim, kanë patriotizëm, kanë kurajë, kanë profesionalizëm dhe për këtë arsye kam vendosur që në shenjë mirënjohje t’ju akordojë një "Medaljen e Nderit" të Ministrit të Brendshëm, duke ju thënë që përmes saj shpreh gjithë konsideratat dhe vlerësimin tim si ministër i Brendshëm, por edhe të Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë Policisë së Shtetit, për angazhimin tuaj. Shpresoj që këtë angazhim ta vazhdoni edhe më tej duke i dëshmuar dhe duke i perfeksionuar vlerat që ju kanë karakterizuar si dhe duke dhënë shërbim e kontribut për modernizimin e mëtejshëm të Policisë tonë të përbashkët”, u shpreh ministri Lleshaj.

Punonjësja e policisë Ina Nuka u shpreh se ndihej e nderuar për vlerësimin e treguar dhe shtoi se ëndrra vijon të jetë Policia e Shtetit, krah kolegëve. 

“Ndoshta fjalët janë të tepërta, por thjesht dua t’ju falënderoj të gjithëve për mirënjohjen dhe nëse kam një ëndërr apo vazhdoj të kem, nuk është të jem këtu e të mbajë fjalime para jush, por është të jem aty, në mes të kolegëve të mi”, tha ajo.

Ina Nuka u plagos me një kapsollë, të hedhur nga tubuesit në protestën e Nëntorit të kaluar dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të specializuara mjekësore në Turqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TELI: 29/03/2019 15:01

    show ..dhe propagande.....vleresoni policet qe luftojne krimin ne rradhe te pare se ata na mbrojne perdite mendoja se do kishte me shume rendiment dhe pavarsi ky minister ,por....show vazhdon. si nuk ka nje institucion qe le te ndrohet drejtuesi por stafi te qendroje. por cdo drejtor apo minister duan njerezit e tyre sikur jane ne pronen e plaku dhe pastaj thone behet ky vend he pra qe ketu fillon ...

    Përgjigju
  • Fredi: 29/03/2019 13:47

    Po katnarja Monika dhe Peçi i Vasilëve karakatina bashkë me neandërtalët Flamur e Palo qe, shkuan ta uronin Inën dhe ti kërkojnë të falur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja