TIRANE-Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje gjyqtarëve që të kandidojnë për vendin e lirë në Gjykatën e Lartë pas shkarkimit të kryetarit Xhezair Zaganjori nga Kolegji i Posaçëm i Apelit të Vettingut, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami iu drejtua të gjithë gjyqtarëve që plotësojnë kushtet që të aplikojnë për vendin vakant në gjykatën e Lartë. "Ky është një moment historik, ju ftoj bëj thirrje që të aplikoni" tha ajo. Llagami bëri thirrjen pasi edhe pse kanë kaluar 10 ditë rezulton se ende nuk ka asnjë aplikim.
Ndërsa prej javësh në KLGJ është duke u kryer procesi i kontrollit për 8-të kandidatët jo gjyqtarë të cilët kanë aplikuar për 3 vënde vakante të shpallura më herët. Ndërkohë që një tjetër vendim që KLGJ-ja mori sot ishte caktimi i Medi Bicit kryetar të Komisionit të Mbrojtjes së Gjyqtarëve me mandat 2-vjeçar. Bici ka një karrierë prej dy dekadash në sistemin e drejtësisë ndërsa nga gjykata e lartë ai u përzgjodh si anëtar KLGJ-je.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli i Posaçëm shpall vendimin për Bandën e Cërrikut! Tre anëtarë dënohen me burgim të përjetshëm
21 Nëntor, 19:42
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Përfaqësuesja e SHBA-së takon kreun e Gjykatës së Lartë, i nxit të vijojnë ushtrimin e funksioneve me integritet dhe profesionalizëm
20 Nëntor, 18:22
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor, 10:11
-
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
9 Nëntor, 17:39
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë, Cassano vizitë zyrtare në Tiranë
7 Nëntor, 17:21
-
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
7 Nëntor, 13:41
-
U dënua me 2 vite shërbim prove, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe kthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër
17 Tetor, 16:25
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'
15 Tetor, 14:44
-
I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'
11 Tetor, 14:36