Media britanike ‘Time Out’: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Europë në 2025

Media britanike ‘Time Out’: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Europë në 2025

Tiranë

Udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në Europë dhe shumë nga destinacionet e njohura në Greqi, Spanjë dhe Itali janë prekur nga turizmi masiv dhe çmimet kanë vazhduar të rriten, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time Out”.

Nëse buxheti juaj është shtrënguar këtë vit, mund të shkoni në vende që ofrojnë pushime me kosto të përballueshme.Këto destinacione më pak të njohura nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe fluturimet atje ofrohen me çmime shumë më të lira.

Më poshtë kemi renditur 14 qytetet më të lira dhe më të mira për t’u vizituar në Europë këtë vit.

Tiranë, Shqipëri

Vija e bukur bregdetare e Shqipërisë është shndërruar në destinacionin më të kërkuar gjatë dy viteve të fundit, si një alternativë buxhetore ndaj Greqisë, Spanjës dhe Italisë.

Gjatë vizitës tuaj në Shqipëri nuk duhet të humbisni  kryeqytetin e tij - veçanërisht nëse po kërkoni një pushim buxhetor në qytet.

Tirana është e zhytur në historinë e epokës komuniste: Bunk’art 1, një bunker i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze, dhe një nga atraksionet më të njohura të qytetit kushton vetëm 4 paund për ta vizituar. Ndërsa shumë ndërtesa tradicionale që atëherë u janë nënshtruar ndryshimeve të gjalla në formën e artit të rrugës.

Gjithashtu, Tirana ofron restorante të shkëlqyera si “Mystic 2” dhe bare si “Radio Bar”, të cilat shërbejnë pjata dhe kokteje të shkëlqyera me çmime të përshtatshme.

Qytetet më të lira dhe më të mira për t’u vizituar në Europë

Tiranë, Shqipëri

Kaunas, Lituani

Porto, Portugali

Zagreb, Kroaci

Riga, Letoni

Cesky Krumlov, Republika Çeke

Bukuresht, Rumani

Hull, BM

Sofje, Bullgari

Argos, Greqi

Krakov, Poloni

Beograd, Serbi

Marsalforn, Maltë

Graz, Austri/ Time Out

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët

VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët