Media gjermane: Ballkani Perëndimor i poshtëruar nga Franca dhe Bullgaria, 3 vjet që pengojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Media gjermane: Ballkani Perëndimor i poshtëruar nga Franca dhe Bullgaria, 3 vjet që pengojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama

Media gjermane Süddeutsche Zeitung ka bërë një analizë mbi raportin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, ku sërish nuk ju dha drita jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit zyrtar. Sipas analizës Franca dhe Bullgaria janë shkaktarët kryesorë për ndalimin e zgjerimit të BE-së.

Duke ju referuar zhvillimeve përgjatë viteve të fundit dhe ecurisë së dy vendeve, media gjermane shkruan se Ballkani Perëndimor është poshtëruar vazhdimisht nga Franca dhe Bullgaria në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

“Parisi dhe Sofja janë dy nga arsyet e shumta pse nuk është bërë përparim midis Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor prej vitesh. Së pari, tre vjet më parë qeveria franceze vuri veton ndaj bisedimeve të anëtarësimit, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe i gjithë rajoni është në një gjendje poshtërimi edhe sot e kësaj dite”, thuhet në shkrimin e Süddeutsche Zeitung.

Sipas medias gjermane, ‘presioni moral mbi supet e lidershipit të BE-së ishte i madh: kushdo që e vendos tani Ukrainën në korsinë e shpejtë drejt Brukselit për arsye të politikës së ditës, nuk mund t’i lërë pretendentët e kahershëm në Ballkan të qëndrojnë jashtë kësaj korsie”.

Megjithatë media gjermane vlerëson lëvizjen e parlamentit bullgar në miratimin e rezolutës që lehtëson procesin e hapjes së negociatave.

“Të premten, një ditë pas rënies së qeverisë, parlamenti në Sofje në fakt votoi me shumicë votash nga partia Gerb e Borisov për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ajo përmban kushte shtesë që korrespondojnë me propozimet e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së: Për shembull, të drejtat e pakicës bullgare duhet të regjistrohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja duhet të monitorojë nëse traktati i lidhur ndërmjet të dy vendeve në vitin 2017 është zbatuar."- thuhet në artikull.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja