Media: Përleshje në Damask midis fraksioneve rivale qeveritare, dyshohet për grusht shteti! Presidenti Assad ndodhet në Rusi

Media: Përleshje në Damask midis fraksioneve rivale qeveritare, dyshohet për grusht shteti! Presidenti Assad ndodhet në Rusi

1732994876_rebele.jpg

Mediat siriane dhe ato pan-arabe raportojnë lajme - ende të pakonfirmuara për momentin - mbi përleshje në vazhdim në Damask midis fraksioneve rivale qeveritare, ndërsa qarkullojnë zëra për një grusht shteti të mundshëm në nivelet e larta të regjimit sirian të udhëhequr nga presidenti Bashar al-Assad.

Këto zëra janë raportuar, ndër të tjera, edhe nga CNN Türk. Burimet tregojnë për përleshje të armatosura në lagjen Kafr Suse midis Gardës Republikane dhe Divizionit të 4-të, dy njësi elitare të forcave të armatosura siriane. Divizioni i 4-të drejtohet nga vëllai më i vogël i Bashar al-Assad, Maher al-Assad, i cili konsiderohet shumë i afërt me Iranin.

Presidenti Assad - sipas disa raportimeve të pakonfirmuara - mund të jetë në Rusi.


Lajmi kryesor:

Siri/ Aleppo e pushtuar nga rebelët xhihadistë, mijëra civilë po ikin! Assad: Do t'i mposhtim terroristët! Media: Ka raportimeve se po zhvillohet grusht shteti në Damask


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)

'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)