Media shqiptare në sytë e Komisionit Europian! Arritjet dhe detyrat që duhen përmbushur

Media shqiptare në sytë e Komisionit Europian! Arritjet dhe detyrat që duhen përmbushur

TIRANË - Komisioni Europian ka prezantuar sot në Bruksel progres-raportin për ecurinë e vendit tonë në sajë të prioriteteve kyçe për negociatat, por ndër të tjera ky progres raporton përmban edhe fusha të tjera ku Shqipëria duhet të bëj më shumë, një e tillë është media.

Në raport ngrihen pikat ku vendi ka bërë progres por edhe ato ku në vend vijojnë të jenë çështje problematike.

Sipas Komisionit Europian në raportin e publikuar sot thuhet se vendi ka një progres të limituar për lirinë e shprehjes ndërsa kërcënimet ndaj gazetarëve janë rritur, ndonëse autoritetet dhe shoqatat i kanë dënuar aktet kërcënuese, të arrestuar nuk ka thuhet në progres-raport.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga raportuesit ishte edhe pronësia e medias që sipas tyre ka raste që është e errët dhe kjo sjell shqetësim.

Kontratat e punës për gazetarët dhe mbrojtja e të drejtave të tyre është një çështje tjetër e prekur në raport ndërsa nuk lihen pas sulmet fizike duke përmendur rastin e gazetares Klodiana Lala, banesa e prindërve të së cilës u sulmua me armë në gusht të vitit të shkuar. 

Në progres-raport shkruhet edhe për ligjin e medias dhe përfshirjen e amendamenteve europiane të etikës për median online ndërsa e rëndësishme është edhe transparenca për reklamat publike.

Më poshtë në shqip, pjesa në progres-raport ku flitet për lirinë e shprehjes dhe mediat

Bashkimi Europian mbështet funksionimin normal të tregut të brendshëm të komunikimeve elektronike.

Shqipëria është përgatitur mesatarisht në fushën e shoqërisë së informacionit dhe medias audio-vizual. Progres është bërë në strategjinë e axhendës dixhitale dhe shërbimeve qeveritare elektronike. Por asnjë progres nuk u kreu në  finalizimin e kalimit në dixhital, që ende mbetet në procedurë për t'u finalizuar.

Liria e shprehjes.

Vendi ka një nivel përgatitje mesatare në fushën e lirisë së shprehjes. Por ka pasur progres të limituar, në periudhën e raportimit. Kërcënime dhe gjuha kërcënuese  ndaj gazetarëve është rritur, edhe pse këto aktet kanë qenë herë pas here të dënuara.

Ka pasur disa dënime në shkuarën por edhe në raste të fundit. Gjatë periudhës së raportimit, burimet financiare dhe nivelet e personelit në rregullatorin e medias audio-vizuale ishin përforcuar. Kodi i ri i Etikës për gazetarët u lançua në Mars 2018 dhe përfshin udhëzimet etike për mediat online në internet. Mjedisi i përgjithshëm legjislativ është i  favorshme për ushtrimin e lirisë së shprehjes, por zbatimin i këtij legjislacioni mbetet një sfidë.

Vetë-rregullimi në mediat online duhet të sigurohet. Legjislacioni për reklamat publike duhet të prezantohet për të përmirësuar transparencën në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, shkruhet në raport. 

Në vitin që vjen Shqipëria duhet në veçanti:

-Të sigurojë zbatimin e Kodit të Punës dhe të forcojë mbrojtjen e gazetarëve shqiptarë për të drejtat e punës dhe ato sociale.

-Të sjell kërkesat ligjore për transparencën e pronësisë së medias dhe kufizimet e saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

- Të prezantojë legjislacionin në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare për reklamat publike për të rritur transparencën.

-Të vazhdojë më tej të forcojë përpjekjet e saj për të siguruar një politikë të tolerancës zero për kërcënimin ndaj gazetarëve dhe kërcënime kundër mediave, duke përfshirë këtë në diskursin politik.

- Të miratojë amendamentet për Ligjin për Komunikimet Elektronike, sipas linjës së re të Bashkimit Europian për Kodin Europian të Komunikimeve Elektronike, gjithashtu duhet të përgatitet një plan pune për axhendën dixhitale.

Kërcënimi i gazetarëve

Gjatë periudhës së raportimit, ka pasur dy rast të sulmit fizik ndaj gazetarëve, të raportuara përkatësisht në Qeshor dhe Shtatat 2018. Përveç këtyre, në gusht u qëllua me plumba shtëpia e prindërve të një gazetareje investigative, ndërsa një moderator i një programi televiziv mori një kërcënim në dhjetor. Shoqatat e  Mediave dhe autoritetet publike i dënuan këto sulme. Hetime nisën, por nuk ka pasur asnjë arrestim për këto raste deri tani.

Në Maj, një politikan u dënua në lidhje me një rast shpifje që përfshinte një gazetar, ndërsa një gjykatë e shkallës së parë hodhi poshtë një rast shpifjeje kundër dy gazetarëve hulumtues.

Një total prej 13 rastesh në të cilat gazetarët ose gazetat ishin palë në procesin gjyqësor janë regjistruar në gjykatat e shkallës së parë në vitin 2018 me 10 vendime të gjykatës së shkallës së parë

-Shqipëria duhet të vazhdojë më tej të forcojë përpjekjet e saj për të siguruar një politikë të tolerancës zero për kërcënimin ndaj gazetarëve dhe kërcënime kundër mediave, duke përfshirë këtë në diskursin politik, shkruhet në raport.

Pronësia e mediave

Pronësia e mediave audio-vizuale dhe transparenca e burimeve të financimit por edhe reklamat publike mbetet ende çështje kryesore.

Mbizotërimi i peizazhit të medias dhe pronësia e errët e mediave krijojnë shqetësime rreth konkurrencës së drejtë për organizatat e pavarura të medias ndërsa qëndrimi editorial  i mediave private vazhdon të jetë subjekt i interesave politike dhe të biznesit. 

Financimi i medias mbetet çelësi për të përmirësimin e lirisë së medias, sidomos duke pasur parasysh sfida të reja, të tilla si lajmet e rreme (Fake News) dhe ndikimin nga palët e treta. 

Vetë-çensurimi dhe natyra e pasigurt e punësimit për gazetarët mbeten çështje për t'u shqetësuar, shkruhet në raportin e KE.

Media në Internet

Në tetor 2018 AKEP paralajmëroi 44 portale online që do të mbylleshin nëse nuk do të regjistroheshin brenda 72-orëve në QKR dhe nëse nuk do të publikonin të dhënat respektive.

Propozimet e bëra së fundmi për ligjin e medias përfshijnë detyrimin e regjistrimit të mediave online, qëllimi i së cilës mbetet të qartësohet, shkruhet në raport. 

Kushtet e punës.

Sigurimi në punë për gazetarët duhet të forcohet. Pronarët e mediave nuk formalizojnë kontratat e punës dhe Kodi i Punës duhet të zbatohet ashtu siç duhet për gazetarët.

Sipas një sondazhi të BE tregohet se punësimi në sektorin e mediave vazhdon të mbetet problematik, me 1/3 e të pyeturve që deklarojnë që nuk e kanë një kontratë pune. Më shumë se gjysma e të pyeturve të tjerë deklaruan se rroga që ata marrin ishte më e ulët se rroga mesatare në sektorin publik ndërsa të tjerë u ankuan për vonesat në marrjen e pagës. Vonesa që sipas tyre shkojnë për disa muaj.

AMA me Komisionin parlamentar të Medias po ushtron presion mbi autoritetet për zbatimin siç duhet të Kodit të Punës të gazetarëve. Megjithatë hapat institucional për të siguruar zbatimin duhet të jenë më konkretë, shkruhet në raport. 
 

Disa nga pjesët në raport ku shkruhet për mediat në Shqipëri

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë