Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Ksamil

Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë pa shpenzuar shumë para - është Shqipëria, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”.

Në këtë periudhë të vitit, shumë turistë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ka ende shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur!

Prandaj, duhet të keni parasysh shumë faktorë: transportin, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet të cilat të gjitha së bashku - mund të ndikojnë në buxhetin tuaj!

Ekzistojnë një sërë destinacionesh më të lira se Spanja – ndër të cilat ne rekomandojmë vendin mesdhetar, Shqipërinë - ku shpenzimet për ushqimin apo vizitat turistike do të jenë më të ulëta se në vendet e njohura dhe më të shtrenjta.

Shqipëria, vendi evropian me plazhe parajsore

Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse, ushqim të nivelit të lartë dhe gjithashtu një vend shumë i lirë.

Vendi mesdhetar është ende një diamant i pacënuar që pret të zbulohet nga shumë vizitorë.

Aktualisht, fluturimet vajtje-ardhje nga Spanja kushtojnë 53 euro duke e bërë atë destinacionin më të lirë për pushime jashtë vendit.

Shqipëria ka një natyrë të egër, një ndërthurje të kulturës se Lindjes dhe Perëndimit - dhe laget nga detet Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente.

Fluturimet direkte nga Barcelona dhe Madridi për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, u mundësuan një vit më parë.

Që nga viti 2014 - Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), monedha aktuale është leku dhe kostoja e jetesës është e përballueshme.

Akomodimi me qira nga një individ, kushton 10 euro nata, menuja ditore kushton 5 euro dhe një krikëll birrë kushton 1 euro.

Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira.

Duke qenë shumë afër Spanjës, nuk do të shpenzoni shumë për udhëtimin në Shqipëri dhe do të vini re se çmimet janë dukshëm më të lira se në Spanjë.

Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshme do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar! ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie