’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…

Këtë të shtunë risollëm sërish këtë histori, ku të ftuar në studio ishin nëna e Bleonës, Bukurie Veizi bashkë me djalin e saj, Armendin, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari. Kjo puntatë erdhi me një tjetër dëshmi. Begzim Isa është emri i personit, i cili është artikuluar mjaft në akuzat që nëna ka bërë nga studio e emisionit për rrëmbimin e Bleonës, e cila sot është një 16-vjeçare. Lidhur me këto akuza ka reaguar për herë të parë Shpresa Isa, nëna e 28-vjecarit, gjatë një bisede telefonike që realizoi moderatorja Odeta Dume. Ajo tha se të gjitha këto akuza do t’i paguajë një më një, nëna e Bleonës, ndërsa e fajëson për gjendjen jo të mirë, në të cilën ndodhet sot djali i saj Begzimi. Shpresa Isa e pyetur nga moderatorja Odeta Dume nuk dha vendondodhjen e të birit, ndërsa përgjigjet e nervozuar duke kërcënuar. Ajo kërkon pafajësinë e të birit lidhur me akuzat e ngritura.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

Përshëndetje znj.Shpresa, ju telefonojmë nga redaksia e emisionit “Pa Gjurmë”. A po flas me Shpresa Isen, nënën e Begzim Ises? 
Shpresa Isa: Po 
Jam Odeta Dume, një gazetare e emisionit “Pa Gjurmë”. Si jeni ju? 
Shpresa Isa: Mirë jemi. Po ju?
Në fakt, ju mora në telefon për t’iu thënë se sonte në mbrëmje do të  trajtoj në emision rastin e Bleona Matës. Ju e dini mirë që djali juaj, Begzim Isa është akuzuar shpesh herë nga nëna e Bleonës në studion time. Unë doja të kisha reagimin tuaj, pasi Begzim Isa dyshohet se mund të ketë rrëmbyer Bleona Matën. 
Shpresa Isa: Kush thotë ashtu? 
Odeta Dume: e ka akuzuar znj.Bukurie në studio. 
Shpresa: Ajo le të thotë ashtu. Begëzimi nuk ka qenë në këtë lojë që ka bërë ajo. Akuzat i ka bërë për të gjithë, jo vetëm për djalin tim. Këto akuza do ti paguajë një më një. Djali im nuk i ka pasur të shkruar në dosjen e avokatit këto fjalë që ka thënë ajo. Ka gjet pikë të dobët ajo, prandaj flet. 
Odeta Dume: Znj.Shpresa, çfarë lidhje keni me Qamile Matën?  
Shpresa Isa: Nuk kemi lidhje me atë. 
Odeta Dume: dyshohet se ditën u zhduk Bleona Mata, Qamilja është takuar me Begzim Isen në Malin e Pikëllimës, ku është pare edhe nga banorët e fshatit. 
Shpresa Isa:  Ahaaa. Kush e ka thënë këtë fjalë ? Xhaja është takuar në Prizren me nipin e tjetër. Hajde, hadje. Mos u merrni me lojëra, se loja do të paguhet. 
Odeta Dume: Znj. Shpresa, po është nusja e Zenelit, që i bie të jetë gjyshja e Bleonës, e cila ka rrëfyer dhe ka denoncuar se ditën që është zhdukur vajza ka parë Begzim Isën duke u ngjitur në mal. 
Shpresa Isa: Aha aha aaaa, po mori. Lojëra po bëni. Mos u merrni me këtë lojë, se do ta paguani një më një për këtë fazë që më ka arritur djali. Në dosje nuk është e shkruar ajo b…e  (ofendon) ka gjetur neve, se po të ishte dikush tjetër, do ishte zhdukur deri tani. Askush nuk e pranon këtë. 
Odeta Dume: znj. Shpresa, djali juaj është arrestuar dhe ka kryer burg, ku është akuzuar dhe për humbjen e një fëmijë tjetër pas humbjes së Bleonës. 
Shpresa Isa: Po, po. A e dini, se djalin tim kur e kanë kapur, një prokurore nga Kukesi ka dhënë një letër gjoja sikur ka kaluar në kufi. 
Odeta Dume:  është kapur në flagrancë. Unë e kujtoj lajmin që u bë publik atëherë në media. Djali juaj është kapur në flagrancë me një të mitur? 
Shpresa Isa:  Atë e kam gocën e motrës. Kanë qenë në shtëpi. Ca është kjo fjalë? E pa paguar burri im. Nuk ka pasë lidhje. 
Odeta Dume:  përse u dënua djali juaj, pse bëri burg? 
Shpresa Isa:  Ai i tha gjygjtarit pse më dënoni? Tha nuk jeni mbrojtur mirë nga avokati. 
Odeta Dume: Unë besoj te drejtësia. Ai u dënua për rrëmbimin e një fëmijë. 
Shpresa Isa:  jo jo, nuk është e vërtetë. Ku i morët këto fakte?
Odeta Dume:  për çfarë e ka kryer burgun?
Shpresa Isa: Për asgjë. Unë tani do ti kërkoj një më një. 
Odeta Dume: Znj.Shpresa, nuk e dini ju pse kreu burg djali juaj? 
Shpresa Isa: Letrat i kam unë. Do vendos avokati. Drejtësia dhe këta që e akuzuan do ta paguajnë.  
Odeta Dume: E kuptoj që kërkoni pafajësinë e djalit. Është e drejta juaj, por për çfarë u dënua djali juaj?
Shpresa Isa: Për asgjë. 
Odeta Dume: Si pa asgjë? Drejtësia nuk dënon kot.
Shpresa Isa:  Vetëm padrejtësia. Bëri burg djali im. 
Odeta Dume: Është absurde të dënohesh pa bërë asgjë. 
Shpresa Isa: Le ta hajë dreqi. Punë m… dhe ajo. Djalin e kam të shkatërruar nga këto fjalë që i kanë thënë. E kanë gjetur jetim, pa baba. 
Odeta Dume: Znj. Shpresa, ku ndodhet aktualisht Begëzimi? 
Shpresa: Nuk ju intereson. E keni ngarkuar edhe ju, megjithatë do të jepni llogari. 
Odeta Dume:  Patjetër. Unë jam transparente. Po ju them vetëm akuzat që janë bërë në studion time. Ne bashkëpunojmë me këdo për të gjetur Bleona Matën. 
Shpresa Isa: Aman për ta gjetur. Le të kallzojë me jaranin ku e ka çuar? 
Odeta Dume: Kush është jarani, nuk ju kuptoj. 
Shpresa Isa: Jarani i asaj. Ai babai.
Odeta Dume:  Kush? Zamiri, babai i Bleonës?
Shpresa: po. 
Shpresa Isa: Atë e ka patur bashkëshort. 
Shpresa Isa: O ti shoqe, mos na i ngrej nervat, se nuk ka shanse me fol për fjalët e atyre. 

Begzim Isa u arrestua pak vite më parë, me akuzën e rrëmbimit të një të mituri për qëllim trafikimin drejt Kosovës, ndërsa Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë "arrest me burg". Ai u përball me drejtësinë në vitin 2013, ku hetimet në dosjen e fëmijës me inciale A.F të rrëmbyer, ngritën dyshimet që e lidhnin Begzimin edhe me zhdukjen e Bleona Matës. Studimet e tij të kryera në Kosovë për infermieri si dhe lidhja me vëllain, i cili jeton në Prizren bënë që Prokuroria në atë kohë të niste me marrjen në pyetje edhe të kushërirës së largët të Bleonës, Qamile Martës si një nga 5 vajzat dëshmitare, ditën kur Bleona u zhduk. Rrëmbinin e saj, Bukuria vijon ta konsiderojë një krim brenda familjes.

Bukurie Veizi: Akuza ime është pse e morën fëmijën tim, pa dijeninë time ? Në momentin që 5 vajzat lëshuan bagëdinë, ai iu vu vajzave pas. Begzim Ises iu gjet i lidhur këmbë e duar, kushëriri i tij të cilin e kishte bërë gati për ta dërguan jashtë vendit për transplant.

Ajo bën habi për indiferencën e ish-bashkëshortit për të kërkuar si ajo, vajzën e tyre. Djali i vetëm Armendi nuk ka kontakte me babain. Ai ka qenë 4 vjec kur prindërit u ndanë, ndërsa i ati nuk mbajti asnjë përgjegjësi për të, por edhe as nuk e kërkoi kurrë në këto 11 vite të bijën e zhdukur. 

Bukurie VeiziGjithë këto vite habitem si nënë, si ka mundësi që babai i Bleonës nuk bën thirrje për fëmijën e tij.

I pranishëm në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ avokati i njohur Idajet Beqiri bëri publik vendimin për të marrë përsipër dosjen e Bleonës dhe nëse do të duhet, këtë çeshtje do ta dërgojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

Idajet Beqiri: Ju si emision keni bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Është një rrëmbim i një fëmije të mitur dhe është një nga krimet më të rënda në aktin penal. Në një situatë të tillë, ky rast ka gjurmë, në aspektin juridik. Është ulëritëse si mund të dështojë policia me këto gjurmë që ka. Një rast i tillë është dështim i policisë së shtetit. Ky është një krim brenda familjes dhe duhet gjetur brenda familjes. Ne marrim përsipër rastin. Ceshtjen do ta cojmë deri në Strasburg, do t’i shkojmë deri në fund, madje pa asnjë kosto financiare.


’Pa Gjurmë’ solli këtë të shtunë një histori të publikuar së fundmi në dy programe analoge, në Rusi dhe Itali, ku një vajzë me emrin Olesia Rostova, e cila ishte birësuar në Rusi dyshon se origjinën e ka nga një shtet Europian. Ajo është gjetur në rrugët e Moskës, diku rreth moshës 5-6 vjecare nga persona të komunitetit rom. Këta të fundit e kanë strehuar vogëlushen e asaj kohe, e cila nuk fliste rusisht, por një gjuhë të huaj, që nuk u kuptua nga ata që e strehuan të parët. Pas dy vitesh, autoritetet në Moskë, ranë në kontakt me këta personat që strehonin vajzën e panjohur. Olesia u vendos në një jetimore në Moskë dhe më pas u birësua nga një cift po në Rusi. Në një moshë madhore ajo kërkon të mësojë origjinën e saj. Dhe në intervistën e dhënë ajo këmbëngul se është nga një shtet i Europës. Gazetarë dhe analistë të ftuar në programin analog hodhën pistën mbi një rrëmbim të mundshëm, ku vajza mund të ishte rrëmbyer nga Italia apo qoftë edhe vendet e ballkanit dhe mund të kishte përfunduar në Moskë. 
Menjëherë pas emisionin të transmetuar në Rusi, kolegë italianë, e prezantuan historinë edhe për publikun e tyre. Pasi ata dyshojnë se Olesia Rostova mund të jetë vajza me emrin Denise Pipitone e cila u rrëmbye në moshën 4-vjeçare në Siliçili. 
Kjo histori u soll në ’Pa gjurmë’ si shpresë edhe për rastin e Bleona Matës, ku nëna e saj u shpreh:

Bukurie Veizi: Nuk është Bleona ime, pasi nuk ka ngjashmëri. I uroj bashkim me familjen kësaj vajze dhe shpresoj që edhe unë të gjej Bleonën time.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përmirësimi i situatës nga COVID-19, a mendoni se duhet të lehtësohen masat kufizuese?

Komento

Komente

  • meri: 18/04/2021 01:21

    Nuk e keni mar vesh se ,historia e Olesies nuk ishte e vertet por,e sajuar prej saj per Fame.....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve