Shqipëria ka ndërmarrë një hap drejt fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) duke kaluar nje sërë reformash të reja për sistemin e saj të drejtësisë

Gazeta  britanike “Express” shkruan se miratimi i reformës në drejtësi e ka bindur Brukselin që të çelë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Për momentin Shqipëria është vend kandidat për në BE, dhe hapja e negociatave varet së tepërmi nga përfundimi i reformave”, shkruan media britanike.

Vendi i varfër i Evropës lindore ka rënë dakord për një ligj të ri për të kontrolluar pasurine dhe anën profeionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kjo mund të bindë Brukselin për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com