Mediat franceze për reperin Majk:
"binjaku" i Maitre Gims në Francë

Mediat franceze për reperin Majk:<br />
Pas suksesit që Era Istrefi preku në Amerikë, këtë herë është radha e Majk me këngën “Dashni”. Hiti më i fundit i këngëtarit 25 vjeçar, “Dashni” e cila kryeson me klikime në ‘yotube’ ka tërhequr vëmendjen e medieve franceze. Portali francez Public Buzz ka sjellë në vëmendje Majkun duke e krahasuar me një nga yjet më të mëdhenj të Rap-it europian, francezin Maitre Gims.
 
Ata e cilësojnë yllin e “Dashni” si binjakun e reperit francez, duke thënë se “zërat janë identikë, klipet të ngjashëm, ndërsa suksesi është i menjëhershëm”. Madje ata shkojnë edhe më tej, duke sugjeruar që të dy reperat të realizojnë një bashkëpunim së bashku.

Vet reperi vështirë se është i vetdishëm se suksesi i tij ka arritur deri në këtë shkallë, ani pse nga shqiptarët ai është kritikuar shumë për stilin e tij. Por, si duket evropianët po e vlerësojnë shumë realizimin e tij të fundit “Dashni” reperi i Babastars e ka rrugën e hapur për famë mbarë evropiane, e pse jo edhe për ndonjë bashkëpunim me Maitre Gims. Siç shihet edhe nga rrjetet sociale, pavarësisht kritikave, Majk shprehet entuziast për arritjet e tij në muzikë. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'