Kledi Leci, shqiptari që vrau gruan e tij në Greqi, ka marrë peng djalin e tij 4 vjeçar. Ndonëse policia greke vijon që të kërkojë për vendodhjen e tij, deri tani ende nuk dihet se ku fsihet ai, apo çfarë është bërë me djalin që ai ka marrë pas kryerjes së krimit.
 
Informacionet që kanë mundur të grumbullojnë ekspertët e polcisë greke, flasin se 33 vjeçari shqiptar ka jetuar për disa ditë në një pyll, megjithatë ende nuk ka gjurmë të tij përveç një xhupi të djalit dhe shenjat e një zjarri që ai ka ndezur në pyll.
 
Hetuesit e çështjes janë përqëndruar në kërkimet e tyre në zonën veriore të Greqisë, ndërkohë që i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare që të bëjnë kujdes në kufirin që i lidh dy vëndet, pasi 33 vjeçari mund të hyjë në Shqipëri përmes kufirit tokësor.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)