Mediat serbe: Haradinajn
e liruan Rama dhe Tony Blai

Mediat serbe: Haradinajn<br />e liruan Rama dhe Tony Blai
Lirimi i Ramush Haradinajt nga gjykata franceze në Colmar, vazhdon jete kryetitull në ballinat e gazetave kryesore në Serbi, të cilat shpikin lloj-lloj histori për mosekstradimin në Serbi të ish kryeministrit kosovar.

Gazeta 'Kurir', pretendon se ka zbuluar lidhjen mafioze të lirimit të Haradinajt, që thotë se është bërë e mundur përmes bashkëshortes së ish kryeministrit britanik Tony Blair.

Sipas këtij tabloidi beogradas, Ekipi ligjor Matrix, i udhëhequr nga Cherie Booth (Cherie Blair), ishte ai që bëri të mundur që Haradinaj të merrte vendim të favorshëm për të nga gjykata franceze, përcjell Gazeta Metro.

Kjo gazetë pretendon se gruaja e Tony Blair, mori të paktën 360.000 euro për përfundimin me sukses të procesit ndaj Haradinajt, duke penguar ekstradimin në Serbi ku do të gjykohej për krime lufte.

Shumica e avokatëve të mbledhur në kompaninë Marix, sipas Kurir janë profesionistë me shumë përvojë, dhe themeluese e këtij grupi thuhet të jetë gruaja e Blair.

Gazeta serbe shkon edhe më tutje, duke thënë se paratë për këtë shërbim, që janë gati gjysmë milioni euro, i kishte siguruar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sigurisht se këtë lidhje me Ramën, Kurir e bën duke u nisur nga fakti se Rama para se të vinte në krye të ekzekutivit shqiptar, kishte angazhuar si këshilltar ish kryeministrin britanik Blair.

kurir

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot