FIER - Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu vijon me takimet elektorale me banorë në zona të ndryshme të vendit.
I shoqëruar nga kandidati demokrat për Bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj, zoti Mediu zhvilloi një takim me banorët e Levanit, ku denoncoi fenomenin e vjedhjes së votës. Zoti Mediu tha se është në thelb përpjekje për të tjetërsuar vullnetin e lirë dhe shitje e shpirtit të secilit, ndaj është
momenti tha ai t`i jepet fund një praktike që sjell veçse hapa pas në demokraci.
“Tendenca për të blerë votën, tendenca për të blerë fuqinë tonë nuk është gjë tjetër veçse tendenca për të korruptuar në shpirt shoqërinë shqiptare, për ta lënë atë të pamundur që të ngrihet dhe të vendosë për fatin e vet, prandaj ne duhet t’i themi jo këtij pushteti që ka ndaluar zhvillimin
ekonomik, që ka rritur varfërinë ,ka rritur pasigurinë dhe sot, tenton në mënyrën më të turpshme të arrijë të kërkojë të blejë edhe shpirtin tonë”, - u shpreh Meidu.
Nën moton "Jo varfërisë, Po punësimit" kryerepublikani Fatmir Mediu ftoi banorët e Levanit që të votojnë PR me numrin 13 dhe kandidatin e opozitës për Bashkinë e Fierit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO