Mediu i pandehur, Doçi dhe Meçe: Kurban i Berishës! Karaj: Nëse dënohet, familjarët e të dëmtuarve kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim

TIRANË- Fatmir Mediun, gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi e ka konsideruar thjesht si masha e Sali Berishës, e për pasojë thotë se hetimi për Gërdecin duhet zgjeruar edhe më tej. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, me gazetarin Denis Minga, Doçi tha se Mediu është po bëhet kurban për një aferë korruptive të familjes Berisha.

“Urdhëruesit dhe përfituesit sot janë të lirë, po bëhet kurban për një aferë korruptive të familjes Berisha, se nuk ka fakte që ka marrë shumë të mëdha parash, është përdorur nga Berisha, dhe në këmbim të kësaj i janë lënë dorë të lirë në gjërat e tjera”, u shpreh Doçi.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe analisti, Arben Meçe që tha se ai është implikuar për hir të Sali Berishës.

“Gërdecin e shoh të fundit, nëse do bëj analizë, do i thoja ka implikim por për hir të Berishës dhe biznesit të familjes së tij. Personi që ka qenë i implikuar në skemë ushtarake është gjeneral Hoxha se ai është në SHBA. Se ai di shumë gjëra, se kur të nisi gjyqi do e marrin dhe do i thonë “çfarë ke deklaruar ti në Amerikë”, tha Meçe.

Avokati Leonard Karaj ka shkuar edhe më tej duke thënë se në rast se Mediu do të dënohet, atëherë nga ky moment, i jepet e drejta të gjithë familjarëve të të dëmtuarve që të kërkojnë një dëmshpërblim.

“Të gjitha familjet e dëmtuara mund të kërkojnë dëmshpërblim pasuror ndaj shtetit. Kjo është më e rëndësishme se dënimi i Mediut si ministër. Nëse shpallet Mediut, e kanë të drejtën e zotit. Kjo histori nuk mbaron këtu”, tha avokat Karaj.

Në këtë fazë të hetimeve, për juristin Përparim Caca nuk ka nevojë që Fatmir Mediu të heq dorë nga mandati i tij si deputet, pasi tani më nuk ka imunitet.

“Më në fund do kemi një verdikt, nëse ekzistojnë prova, në lidhje me veprimet apo mos veprimet e tij. Është hera e parë, thjesht kemi pasur ngritje akuzë, do jetë gjykata nëse ka element të veprës penale apo jo dhe qasja e institucionet shqiptare. Aso kohe të kishte lënë mandatin dhe të ishte gjykuar, nuk mendoj se në këtë moment duhet të lësh mandatin, se tani mund të hetohesh dhe gjatë kohës kur je deputet”, tha Caca.

15 vite pas tragjedisë së Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Për 60 minuta Mediu dha sqarime dhe tha se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen, përballë 3 prokurorëve që i komunikuan akuzën. Mediu është hetuar edhe më parë për këtë ngjarje por gjykimi ndaj tij u ndërpre për shkak të fitimit të mandatit të deputetit.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb