Mediu në Fier: Më 25 Prill shikoni interesat tuaja! Rama kërkon mandat të tretë me justifikimin e ja ndërpreu tërmeti e pandemia

Fatmir Mediu tha se qytetarët kur të votojnë më 25 prill nuk duhet të kenë parasysh partitë politike, por interesin e tyre dhe të zgjedhin programin që i përfaqëson më mira ata. Gjatë një takimi me banorët e Levanit në Fier, Mediu tha se në 8 vite Rama vetëm u tall me shqiptarët   ndërsa në lidhje me mungesën e investimeve sipas Mediut, Rama justifikohet se u prekën në mes tërmeti e pandemia. 

"Ne jemi të gjithë shqiptarë, pa dallim dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të duam dhe të respektojmë njëri-tjetrin. Ne jemi të gjithë prindër, kemi fëmijë, por po ashtu shikojmë në sy njëri-tjetrin dhe bëjmë një pyetje? A është kjo Shqipëria që duam ne? Zgjedhjet e 25 Prillit më shumë se partitë politike, të shikoni interesat tuaja. Vetëm, së bashku me një qëllim dhe një vendim që në datën 25 Prill, ditën me rëndësi kombëtare, t'i japim fund një qeverisje të korruptuar e cila ka zënë rrugën tonë për të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, të Levanit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë. Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama, të një njeriu që për 8 vjet vetëm u tall me shqiptarët, të një njeriu që për 8 vjet mashtroi shqiptarët, të njeriut që për 8 vjet inkriminoi Shqipërinë dhe e ktheu në qendrën e trafikut të drogës, dhe po ky njeri mbas 8 vjetësh kërkon një mandat të tretë, se ma ka ndërprerë mandatin tërmeti, thotë,  pastaj ma ka ndërprerë pandemia thotë. Pandemi më të rëndë se regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës, Shqipëria as ka parë dhe as nuk do të shohë ndonjëherë. Prandaj është shumë e rëndësishme që në 25 Prill ti japim fund kësaj pandemie të krimit dhe shkatërrimit ekonomik" tha Mediu

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cami: 12/04/2021 02:17

    Ti duhej te ishe ne burg per gerdecin..mor ndyreire e keqe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet