/ATSH-AFP/ - Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, i këkroi sot popullsisë, të goditur fuqishëm nga rënia e monedhës ruse, që të ketë durim, duke garantuar se rubla e nënvleftësuar, do të ringrihet.
E rënë për shkak të sanksioneve të lidhura me krizën ukrainase më pas nga rënia e çmimit të naftës, rubla humbi këtë vit 40 për qind të vlerës së sajë përballë dollarit, dhe një të tretën përballë euros.
"Mbi të gjitha nuk duhet të biem në histeri, duhet të armatosemi me durim dhe të shohim se si situata do të evoluojë", deklaroi shefi i qeverisë gjatë një interviste në televizionin publik.
Pavarësisht ndërhyrjeve masive të bankës qendrore në treg dhe të paralajmërimit të autoriteteve kundër spekulatorëve, monedha ruse nuk ka pushuar së shvlerësuari javët e fundit dhe dje vazhdonte të ishte pranë rekordeve të saj të dobësisë.
Medvedev pranoi se rënia aktuale e monedhës ka pasoja negative, me një inflacion që sipas tij kalon nëntë për qind për vitin 2014.
/Shqiptarja.com