RUSI - Në një intervistë të një stacioni televiziv rus, Dimitry Medvedev diskuton mbi disa çështje jo të zakonshme për publikun.

Gjatë intervistës, ndryshe nga të tjerët, ai pohon se zotëron një dosje “top secret” në lidhje me alienët dhe vizitat e tyre ne Tokë, duke bërë një krahasim me filmin “Man in Black”.

Ai për herë të parë, pohon se përveç kodeve të armëve bërthamore që ka në dosjen e tij, zotëron edhe informacion në lidhje me “vizitorët e huaj në planetin tonë” dhe aktivitetin e tyre.

Ai shton, - “Nuk dua t’iu them se disa prej tyre janë midis nesh, sepse do hapte panik”.

Në vazhdim të intervistës, ai sugjeron që njerëzit duhet të besojnë tek Plaku i vitit të Ri, por jo ta ekzagjerojnë atë. “Unë nuk jam nga ata persona që mund t’u thotë fëmijëve se ai nuk ekziston”, - thotë ai.

Në fakt, tani dilema kryesore për publikun është nëse duhet apo jo ti besojnë fjalëve të tij, lidhur me alienët.

(ad.ti/shqiptarja.com)