Monodrama “Marr Guximin”, e shkruar dhe e ngjitur në skenë nga Vangjel Kozma është ngjitur në skenë të enjten dhe të premten në Teatrin Kombëtar. E pritur me duatrokitje nga publiku kjo shfaqje do të ngjitet edhe dy ditë të tjera në skenë në datat 10 dhe 11 maj, ora 19:00.
Mehdi Malka shperhet se monodrama “Marr guximin…” është një sintezë e esseve satirike të librit “ Shënime Pornolitike ”, të cilin autori Vangjel Kozma e ka botuar në vitin 1999, po që për arsye të panjohura, nuk është lejuar të qarkullojë dhe rishfaqet njëherësh këto ditë me ribotimin e librit.
Filli që lidh etydet është një personazh anonim, i cili ngrihet për të ndezur një llampë që fiket pak para fillimit të shfaqjes dhe befas e sheh veten, për herë të parë, në një skenë – podium, nga ku ka mundësinë të thotë për publikun ato që e kanë munduar në jetën e tij të gjatë në këtë vend paradoksesh dhe ku vazhdimisht ka qenë, siç e pohon vete, “ Një ushtar i thjeshtë i Perandorisë së Absurdit“.
Grafiku i gjërave që thotë dhe mllefeve që nxjerr, vjen duke u rritur bashkë me rritjen e vetëdijes së tij shoqërore dhe përfundon në një revoltë të dhimbshme, pasi më në fund, ka njohur dritën e fjalës së lirë dhe tingullin e zërit të tij, të cilin e kishte harruar prej kohësh.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com