Mehmeti: Armiqtë imagjinarë, fabula e dështuar e Metës për t’i devijuar armikut të tij real, drejtësisë

Mehmeti: Armiqtë imagjinarë, fabula e dështuar e Metës për t’i devijuar armikut të tij real, drejtësisë

Presidenti Ilir Meta

Gjithkush që e njeh sadopak komunikimin politik, e njeh edhe narrativën tradicionale të armikut që duhet luftuar. Edhe kur nuk ka armik, armiku duhet shpikur me të gjitha format.

Ilir Meta ka kohë që ka ngritur një narrativë të tillë, të armikut që shihet vetëm nga kulla e vrojtimit të Presidencës, aty ku Meta, me një gangsterllik prej mediokri banal, përpiqet të veshë rolin e heroit që do të shpëtojë Shqipërinë nga të gjithë armiqtë e tij imagjinarë.

E nisi me armikun e madh, qeverinë që sipas tij, po kap çdo institucion dhe ishte aq e korruptuar sa sipas tij, ia vlente që të legjitimohej edhe dhuna e opozitës në rrugë.

E vazhdoi me armiqtë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin e cilësoi ilegjitim, edhe pse aty janë anëtarë emrat që ai vetë futi në listat e kandidatëve për deputetë.

Në mënyrë cinike dhe të paciptë targetoi ambasadorë, partnerë të Shqipërisë, si të “korruptuar që e kanë mendjen te xhepi i tyre”.

I kapur ngushtë, kur Komisioni i Venecias i tregoi e zeza mbi të bardhë se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk përbënin ndonjë proces revolucionar armiqësor kundër kushtetutës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Ilir Meta, në paranojë, ashpërsoi narrativën e vet duke i nxjerrë dhëmbët armikut të ri, Komisionit të Venecias, të cilit i kujtonte integritetin dhe anshmërinë.

Së fundmi, armiku imagjinar është kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin Meta e quan bandit sepse kreu detyrën.

Por pse duhet Ilir Meta të jetë konseguent në një narrativë që bën sens në sistemet totalitare, ku udhëheqësit i duhet të luftojë armiqtë imagjinarë për të ruajtur pushtetin e vet?

Ilir Meta e bën këtë për të shmangur përballjen me armikun e vërtetë, drejtësinë.

Njësoj si ata liderët komunistë që shpiknin ngado “armiq të popullit” për të mbajtur nën kontroll po popullin, Ilir Meta po i bën të gjithë armiq për të devijuar rrugën e armiqve realë që e kërcënojnë, institucionet e reja të drejtësisë.

Për më tepër, të gjithë armiqtë e tij imagjinarë në fakt, rezulton të jenë mbështetësit më të zellshëm të reformës në drejtësi. Pra në thelb, problemin Meta nuk e ka me ta, por me kauzën që ata mbrojnë.

Një ngërç i prodhuar për shkak të lëvizjeve të tij antikishtetuese me dekretimin e partneres së Enkelejd Alibeajt, në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse Kuvendi kishte votuar një tjetër emër, është në favorin e tij sepse kështu i shmanget shkarkimit nga kjo gjykatë që do të legjitimonte shkeljet e tij me dekretet për zgjedhjet vendore.

Ilir Meta sulmon ashpër procesin e reformës në drejtësi dhe kërkon ta trazojë atë me politikën, për të devijuar përballjen e tij me organet e reja të drejtësisë, para të cilave politikanë të kamur, në luks, para e pushtet si ai, nuk do t’ja hidhnin lehtë.

Ilir Meta tregon se është në panik kur i bie me shpatë çdo ambasadori të huaj që nuk rresht së përsërituri se ka ardhur koha për drejtësi dhe ndëshkim të të korruptuarve si Meta.

Armiku i tij i vërtetë është drejtësia, ndërsa të tjerët, armiku në qeveri, armiku në parlament, armiku te trupi diplomatik, armiku te Komisioni i Venecias dhe tani armiku në Këshillin e Emërimeve, janë fabula që nuk mund ta shpërqëndrojnë vëmendjen e opinionit publik nga e vërteta e madhe, shqiptarët duan dhe presin drejtësi!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 16/11/2019 23:03

    Lere ate Bolle Hini te na nxjerre ca kumbulla te tharta qe ajo fytyre e nje Kelyshi Komunist eshte aq tinzar sa se fundi do mallkoje Alenten pse i afroi Vrasjen ,kur ai si nje Kelysh Komunizmi i lindur ne Skraparin Komunist , erdhi me dy gishta si adashi qe adhuron plaku dobic Berisha BREKI-GRISUR DHE CORAP KUQ .Sot kane pasuri prrallore ,jO NJE FALENDERIM PER POPULLIN ,POR COHUNI POPULL DHE LUFTONI PER PADISHAUN Meta e KOLEREN Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër

VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër