TIRANË - Pas një mbledhje prej 4 orësh është vendosur që Guvernatori Ardian Fullani dhe asnjë nga 6 anëtarët të mos japin dorëheqjen lidhur me skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Përmes njoftimit zyrtar mesohet se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka refuzuar kërkesën e anëtares Ermelinda Meksi për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani.
Propozimi i Meksit nuk është pranuar nga 5 anëtarët e tjerë. Në këtë mbledhje, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa të Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë, propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj.
Ajo çfarë mësojme nga komunikata është se Këshilli Mbikqyrës nuk pranon të ketë shkelur ligjin. Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin administrativ të respektimit të procedurave, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve.
Më tej në komunikatë thuhet se baza rregullatore për ruajtuatjen e parave kesh (cash) ka qenë e mjaftueshme për të eliminuar çdo boshllëk ligjor që mund të krijonte keq-interpretime apo kuptime të dyfishta në lidhje me përgjegjësitë individuale të çdo punonjësi.
Sipas Këshillit, elementi njerezor, me veprime dhe mosveprime e tij ka qenë shkas i vjedhjes së 713 milionë lekëve. Kjo deklaratë është e ngjashme me atë çka ka deklauar vetë Guvernatori Fullani, dite me parë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se është elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen.
Mësimi që kemi nxjerrë nga analiza e hollësishme e këtij akti të shëmtuar është se zbatimi me rigorozitet i rregullave.
Pika 8 është një kërkesë e Këshillit Mbikqyrës drejtuar Parlamentit, për nevojën e plotësimit të dy vendeve vakante dhe caktimin e zv guvernatorit të dytë.
Në pikën 9 të deklaratës zyrtare Këshilli Mbikqyrës deklaron se Banka e Shqipërisë po bashkëpunon me FMN, BB si dhe se i ka bërë kërkesë Bankës Qendrore të Hollandës e Gjermanisë për të dërguar ekspertë për administrimin dhe ruajtjen e parasë cash.
Deklarata e plotë e Këshillit Mbikqyrës lidhur me mbledhjen e zhvilluar sot:
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me përgjegjshmëri maksimale në përmbushje të detyrimeve të tij ligjore zhvilloi ditën e enjte, më datë 14 gusht 2014, një mbledhje të posaçme për tu njohur me dinamikën e punës në Bankën e Shqipërisë që nga mbledhja e fundit e deri më sot.
Në këtë mbledhje, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë, propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj.
Një hapësirë të veçantë, Këshilli Mbikëqyrës i kushtoi dhe analizës mbi prononcimet mediatike si dhe qëndrimeve të shprehura në publik nga persona të ndryshëm në lidhje me ngjarjen e vjedhjes.
Në lidhje me sa sipër Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka arritur në këto përfundime:
1. Banka e Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas konstatimit të vjedhjes, duke kryer kallëzimin penal dhe duke vënë në dispozicion të organit të akuzës të gjithë dokumentacionin dhe provat e kërkuara prej tij. Banka e Shqipërisë vazhdon bashkëpunimin me intensitet me Prokurorinë, për të mundësuar një hetim të shpejtë dhe zbardhjen përfundimtare të kësaj ngjarjeje. Kjo do të sqaronte përgjegjësitë e çdo individi nën akuzë dhe do të lehtësonte shumë situatën brenda bankës.
2. Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e madhe të publikut si dhe për të garantuar mospërsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen kemi analizuar në vazhdimësi të gjithë elementët për të kuptuar shkaqet e ndodhjes. Grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin administrativ të respektimit të procedurave, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit bankar. Në mënyrë të veçantë, u verifikua baza rregullatore dhe ajo procedurale që trajton ruajtjen, përpunimin dhe sigurinë fizike të parasë cash, nga ku konfirmohet se në vazhdimësi ajo ka qenë e mjaftueshme për të eliminuar çdo boshllëk ligjor që mund të krijonte keqinterpretime apo kuptime të dyfishta në lidhje me përgjegjësitë individuale të çdo punonjësi të përfshirë.
3. Në përgjigje të pyetjes logjike se: “çfarë ka çaluar atëherë?”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se është elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen. Mësimi që kemi nxjerrë nga analiza e hollësishme e këtij akti të shëmtuar është se zbatimi me rigorozitet i rregullave dhe procedurave është një domosdoshmëri e përditshme. Forcimi i disiplinës në punën për çdo njësi dhe çdo punonjës të veçantë përbën një prioritet të vazhdueshëm të veprimtarisë së përditshme. Vetëm në këtë mënyrë, do të shmangen praktika apo sjellje që nxitin rutinën, familjarizimin, monotoninë dhe uljen e vigjilencës në punë.
4. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë thekson se përmirësimi i bazës ligjore, rregullatore dhe asaj proceduriale, është një proces i pashterueshëm. Zhvillimi teknologjik, në funksion të gjurmimit dhe të parandalimit të veprave kriminale, si dhe faktorë të tjerë, imponojnë nevojën për ndryshime të vazhdueshme, që nga aktet rregullatore deri tek mbështetja me teknologji bashkëkohore monitorimi. Falë teknologjisë së instaluar në ambientet ku ruhet dhe administrohet paraja cash, është mundësuar zbardhja e shumë prej fakteve dhe e elementeve mbi të cilat është ngritur akuza nga ana e prokurorisë për grabitësin e parave në Bankën e Shqipërisë.
5. Si rezultat i masave të mara, është mundësuar që aktiviteti në Departamentin e Emisionit të vijojë normalisht. Aktiviteti ditor i furnizimit me likuiditet të sistemit vazhdon rregullisht, në kushtet e një sigurie të shtuar fizike, në ambientet e përpunimit dhe të lëvrimit të parasë cash.
6. Janë marrë masa për forcimin e kërkesave për figurën e punonjësve, sidomos për disa pozicione të caktuara në Bankë si dhe për verifikimin në vazhdimësi të figurës së tyre. Në përputhje me Kodin e Etikës të punonjësit të Bankës së Shqipërisë, çdo punonjës dhe në veçanti nga personeli i Bankës së Shqipërisë që është i ngarkuar me vlera monetare, që ushtron funksione kontrolli ose funksione mbikëqyrjeje të sistemit bankar, kërkohet të vetëdeklarojnë si dhe të lëshojnë autorizimin përkatës për t’u verifikuar në bashkëpunim me organe dhe me institucione të specializuara shtetërore, rreth raportit që ata kanë me sjellje apo qëndrime të tjera që bien ndesh me etikën në punë të punonjësit të bankës qendrore.
7. Po punohet për rivlerësimin e rregullave, procedurave dhe praktikave që lidhen si me përpunimin dhe ruajtjen fizike të parasë cash, ashtu dhe me çdo hallkë të zinxhirit të kontrollit dhe inventarizimit. Është hartuar një instruksion, i cili qartëson dhe detajon gjithë procesin e inventarizimit, ndërkohë që në kuadër të sigurisë fizike është vendosur dublimi i operatorëve vëzhgues në ambientet e monitorimit elektronik.
8. Do të vazhdojmë të jemi të hapur dhe të informojmë Kuvendin e Shqipërisë, ekzekutivin, sistemin bankar, shoqatat e biznesit si dhe grupe të tjera të interesit në lidhje me zhvillimet, ndikimin dhe masat që kemi dhe do të marrim në vazhdimësi. Këshilli Mbikëqyrës shprehu dhe njëherë nevojën e plotësimit sa më shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë të dy vendeve vakantë, dhe caktimin e Zëvendësguvernatorit të Dytë.
9. Është vendosur një komunikim institucional me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke ju dhënë atyre sqarimet e rastit si dhe për të kërkuar asistencë të specializuar për shumë nga elementet që lidhen me rrezikun operacional të veprimtarisë. Më konkretisht, po bashkëpunojmë me FMN për të kontraktuar një shoqëri të huaj të pavarur eksperte për rastet e mashtrimit dhe vjedhjes në kontabilitet dhe financa. Në komunikim me përfaqësuesen e Bankës Qendrore Evropiane pranë Bankës së Shqipërisë, i është kërkuar Bankës së Gjermanisë dhe Bankës Qendrore të Holandës, të mundësojë dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e administrimit dhe të ruajtjes fizike të parasë cash.
10. Duke kuptuar drejt ndjeshmërinë e madhe që ka shkaktuar kjo ngjarje në opinion publik, Këshilli Mbikëqyrës solidarizohet plotësisht me shqetësimet e ngritura. Veprimtaria e Këshillit Mbikëqyrës ka qenë në përputhje me dispozitat ligjore të përcaktuara në Ligjin “Për Bankën e Shqipërisë”. Këshilli Mbikëqyrës konstaton se në media apo në rrjetet sociale janë hedhur në publik edhe qëndrime jo të përshtatshme apo jo të vërteta, të cilat cenojnë kolonat institucionale mbi të cilat Banka e Shqipërisë kryen aktivitetin e saj. Pavarësia dhe profesionalizimi janë dy kolonat më të rëndësishme të një banke qendrore. Pavarësia institucionale e Bankës së Shqipërisë është në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, por edhe kërkesë e panegociueshme e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo pavarësi është një element thelbësor për të pasur një bankë qendrore jashtë ndikimit të politikës, që të përmbushë në mënyrë profesionale misionin dhe detyrat e saj. Rezultatet e punës së Bankës së Shqipërisë janë të prekshme për të gjithë; ato janë gjithashtu të njohura e të vlerësuara nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Duke gjykuar veprimtarinë e institucionit, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e publikut shqiptar:
Mbajtjen nën kontroll të inflacionit; ruajtjen e vlerës së kursimeve të qytetarëve dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e sistemit financiar gjatë 17 viteve të fundit.
Zgjerimin e sistemit bankar dhe mbështetjen që ai i ka dhënë zhvillimit ekonomiko – financiar të vendit.
Përballimin e epidemisë së krizës së rëndë financiare që shpërtheu në vitin 2008, pasojat e së cilës janë të pranishme edhe në ditët e sotme.
Mbikëqyrjen dhe marrjen e masave të vazhdueshme për të garantuar stabilitetin financiar të sistemit.
Shmangien e injektimit të fondeve publike në bilancet e bankave, një fenomen mbizotërues ky gjatë krizës në shumë vende të rajonit.
Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës siguron opinion publik se brenda kuadrit të pavarësisë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji i saj organik, Banka e Shqipërisë i ka të gjitha kapacitetet e mjaftueshme për të adresuar këtë ngjarje në të gjithë dimensionet e saj.
Përparësia kryesore në këto momente është reagimi i shpejtë dhe gjithëpërfshirës ndaj pasojave të kësaj ngjarjeje, pa lënë pas dore kujdesin e përditshëm në përmbushjen e objektivave kushtetues dhe ligjorë të Bankës së Shqipërisë, veçanërisht atë të stabilitetit të çmimeve, furnizimin e tregut me likuiditet, mirëmbajtjen e sistemit të pagesave, mbikëqyrjes dhe rregullimit të sistemit bankar.
Burime për A1 Report: As Fullani dhe as Këshilli Mbikqyrës nuk dorëhiqen
Ndërsa pritet deklarata e përbashkët e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, burime zyrtare nga BSH për A1 REPORT thonë se guvernatori Ardian Fullani nuk do të dorëhiqet dhe po ashtu asnjë nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.
Pavarësisht se anëtarët, lanë mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës pa dhënë asnjë prononcim deri në deklaratën zyrtare të BSH, burime zyrtare për A1 Report zbardhin një pjesë të rëndësishme të saj, duke theksuar se as guvernatori Ardian Fullani dhe as Këshilli Mbikqyrës nuk do të dorëhiqen.
Keshilli Mbikeqyres 4 ore mbledhje urgjente...per vjedhjen e thesarit te shtetit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u mblodh per 4 ore ne nje takim te jashtezakonshem te nisur prej ores 11:30, ne lidhje me zhvillimet e fundit pas vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit.
Njeri pas tjetrit anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise kane lene seline e Bankes se Shqiperise tek sheshi "Avni Rustemi", duke refuzuar komentet per mediat, dhe duke e lene marrjen e cdo pergjigjeje ne deklaraten e perbashket qe pritet te publikohet ne faqen zyrtare te Bankes se Shqiperise.
Nga mbledhja pritet te jene analizuar përgjegjësitë e gjithsecilit në lidhje me mega-skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend, të vjedhjes së thesarit të shtetit në 4 vjet rresht.
Meksi: Shpresoj qe qendrimi im te pasqyrohet me mire kete radhe ne deklaraten finale te BSH-se
Ora 17:20 Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës Ermelinda Meksi është e para që ka lënë mbledhjen në selinë e Bankës së Shqipërisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meksi është shprehur:
“Shpresoj që qëndrimin tim ta gjeni të pasqyruar më të mirë në deklaratën finale”

Pas saj kanë lënë ambientet e Bankës dhe anëtarët Eva Golemi dhe Petraq Milo, të cilët gjithashtu kanë zgjedhur të mos japin komente mbi zhvillimet e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës.
Dy anëtarët e tjerë Dhori Kule dhe Ardian Civici janë larguar të fundit nga selia qendrore e Bankës së Shqipërisë, duke lënë godinë vetëm guvernatorin Ardian Fullani dhe zv/kryetaren Elisabeta Gjoni.

Gjashtë anëtarët e Këshillit, Ardian Civici, Dhori Kule, Ermelinda Meksi, Eva Golemi, Petraq Milo, Elisabeta Gjoni, (zv/kryetare) nën drejtimin e Guvernatorit Ardian Fullani (njëherësh kreu i Këshillit Mbikëqyrës).

Sipas rregullores, Këshilli Mbikëqyrës mblidhet një herë në muaj, po ky takim është i dyti që zhvillohet nga e Enjtja, kur anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi, kërkoi mbledhjen për të propozuar shkarkimin e guvernatorit Fullani dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ana e tij.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit, anëtarët e tij, përveç Ermelinda Meksit, shprehën mbështetje ndaj guvernatorit Ardian Fullani.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO