MEKSIKE - Artisti meksikan Pedro Reyes ka konvertuar instrumentet e vdekjes në ato të muzikës, duke trasformuar armë zjarri në kitarë, flaut dhe bateri.

Reyes ka transformuar rreth 6,700 armë zjarri, të cilat janë konfiskuar dhe çmontuar në Ciudad Juarez, dikur qyteti më i dhunshëm i Meksikës, në një koleksion të instrumenteve muzikore, që bën pjesë tek koleksioni i quajtur "Imazh".

VEGLA MUZIKORE ME ARME


Reyes tha se donte për të krijuar diçka të mirë nga e gjithë ajo gjakderdhje dhe pasigurie nga përdorimi i armëve, që kanë pllakosur Meksikën vitet e fundit.

Artisti shpjegoi, se në një farë mënyrë ka arritur të krijojë instrumente muzikore, që të krijojë tinguj të ndryshëm, një proces, që ai e përshkruan si shumë kreativ.

VEGLA MUZIKORE ME ARME

Për katër vjet, Ciudad Juarez u përfshi nga dhuna e përditshme, duke u bërë kryeqyteti i vrasjeve në botë dhe një simbol i luftës mes qeverisë meksikane kundër kartelave të drogës dhe bandave kriminale.

Presidenti meksikan Enrique Nieto Pena ka premtuar, se do të reduktojë dhunën, duke krijuar një forcë të re policore ushtarake si dhe do të rrisë shpenzimet për sigurinë në uljen e krimit të organizuar.

VEGLA MUZIKORE ME ARME

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)