Arkeologët meksikane kanë gjetur disa varreza të vjetra 1200 vjet nga koha para zhdukjes së civilizimit Maja, dhe që do të mund t’i sqaronte arsyet e zhdukjes se atij populli, dikur shumë të fuqishëm. Siti arkeologjik u zbulua në Chichen Itza në pjesën jugore të Meksikës.
Arkeologët thanë së gjeten dhe disa objekte prej qeramike që i takonin një kulture tjetër, që do të mund të zbulojnë se cili popull ka jetuar afër civilizimit të Majave pak para zhdukjes së tyre në jug të shtetit meksikan.
Shume ekspertë jane të mendimit se luftërat ndërmjet qyteteve të popullit maja apo ndryshimet e klimës mund të jenë arsyet e zhdukjes së këtij civilizimi që kishte filluar rreth vitit 800 të epokës sonë.
Në Chichen Itza ndodhen shumë vende arkeologjike të Maya-ve, ku mes mrekullive dhe antikitetit është e mundur të eksplorosh popullin misterioz i cili me 21 dhjetor 2012 bëri që mbarë globi të jetojë nën frikën e fundit të botës.
(v.gj/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com