Në Qytetin e Meksikos, një grup i vogël protestuesish me kapuçë shembën barriera rreth Pallatit Nacional, ku jeton presidentja Claudia Sheinbaum, duke provokuar përplasje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës, sipas dëshmitarëve të Reuters.

Sekretari i sigurisë publike të qytetit, Pablo Vazquez, tha në një konferencë për shtyp se 100 oficerë policie u plagosën, përfshirë 40 që kërkuan trajtim spitalor, ndërsa 20 civilë të tjerë u plagosën, i tha ai mediave lokale.

Sekretari i sigurisë publike gjithashtu tha se 20 persona u arrestuan dhe edhe 20 të tjerë u “referuan për shkelje administrative”.

Marshime të tjera u mbajtën në qytete të ndryshme të Meksikës, përfshirë shtetin perëndimor të Michoacan, ku zemërimi është rritur nga vrasja më 1 nëntor e kryetarit të bashkisë së Uruapan, Carlos Manzo, i cili u qëllua për vdekje në një aktivitet publik të Ditës së të Vdekurve.

Disa protestues në Qytetin e Meksikos e drejtuan zemërimin e tyre ndaj partisë së Sheinbaum, duke brohoritur, “Jashtë, Morena.” Disa kërkuan gjithashtu më shumë përpjekje nga shteti për të ndalur krimin dhe dhunën, duke bërtitur, “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau.”

Një grup që e quan veten “Generation Z Mexico”, i cili bëri thirrje për protestat, ka deklaruar në një “manifest” që qarkullon në rrjetet sociale se është jopartiak dhe përfaqëson rininë meksikane të lodhur nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Gjenerata Z i referohet njerëzve të lindur midis viteve 1997 dhe 2012, menjëherë pas brezit të mijëvjeçarëve, dhe grupe protestuese në vende të tjera të botës kanë përdorur këtë emërtim për të shtyrë përpara ndryshime sociale dhe politike.

Qeveria e Sheinbaum ka vënë në pikëpyetje motivet pas marshimeve të së shtunës, duke thënë se ato u organizuan në pjesën më të madhe nga kundërshtarë politikë të djathtë dhe u promovuan nga botet në rrjetet sociale.

//Reuters

A.I/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?