MEMALIAJ-Sekuestrohen 517 kg kanabis dhe 1440 fishekë, ndërsa është arrestuar një person dhe po hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zhapokikë.
 
Pas informacioneve në rrugë operative, Neim Bishanit i janë gjetur në banesën e tij në fshatin Zhapokikë 60 thasë me 517 kg kanabis dhe 1440 copë fishekë luftarakë.
 
Neim Bishani 54 vjeç u arrestua, ndërsa akuzohet për kultivim kanabisi dhe mbajtje pa leje të municioneve.
 
Kryeplaku i fshatit Zhapokikë Q.R. 63 vjeç po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 

[gallery]23693[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com