Deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe sot, për të tretën ditë radhazi, punimet e Komisionit të Ligjeve, duke u bërë shkaktarë të debateve të forta. Demokratët vazhdojnë të mbajnë me forcë mendjen te akuzat e tyre ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit.

Dy zërat më të fortë në mbledhjen e sotme kanë qenë Enkelejd Alibeaj dhe Klevis Balliu, të cilët nuk kanë lënë kryetarin e komisionit, Ulsi Manja, të flasë dhe të vazhdojë mbledhjen.

Ata i kanë kërkuar Manjës një përgjigje pse nuk largohet Fatmir Xhafaj, kur vëllai i tij, Agroni, sipas opozitës, është i implikuar në trafikun e drogës. Pas debateve të ashpra dhe të bërtiturave nga deputetët e djathtë, Manja është detyruar të shtyjë mbledhjen për një ditë tjetër. 

Balliu: Jeni mazhorancë memece.

Manja: Gjëma ka ndodhur te ju, por se keni kuptuar.

Balliu: Na thoni, a jeni dakord që të jetë ministër Xhafaj, që ka vëllain trafikant?

Manja: Po më shurdhove mo burrë. E kanë marrë vesh njerëzit se je deputet ka tre ditë.

Balliu: Na jepni përgjigje. Jeni një tufë kalamajsh, palaço.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të  gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh. Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
'Pse nuk ikën Xhafaj?' Manja: Pyet Fahriun. Klevis Balliu: Mos ma përmend babain, unë do rrëzoj Ramën

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, është përplasur me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke mos e lënë këtë të fundit të zhvillojë normalisht mbledhjen.

Balliu i ka kërkuar me këmbëngulje Manjës një përgjigje se pse nuk jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas akuzave të opozitës, e cila pretendon se vëllai i tij, Agron Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Manja i tha se përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë babai i deputetit, Fahri Balliu. Kjo e ka revoltuar edhe më shumë ligjvënësin e djathtë, i cili i ka quajtur socialistët ‘palaço’.

Balliu: Gjithë ky burrë këtu nuk jep dot një përgjigje.

Manja: Po me shurdhove mor burrë. E kanë marr vësh qytetaret që je deputet.

Balliu: Ti i ke nxire jetën shqiptareve, u shurdhove ti.

Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.

Balliu: Ikni të gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh.

Balliu: Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri.

Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.

Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.