Në kuadër të memorandumit të firmosur me Serbinë, do të krijohet mundësia e shkëbimit të energjisë dhe qymyrit. Këtë bëri me dije Rama duke theksuar se Serbia ka nevojë për qymur ndërsa Shqipëria është 100% energji e gjelbër.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se janë në prag të konfirmimit për sasinë e naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut, por nuk ka të bëjë aspak me marrëveshjen që është firmosur me Maqedoninë e Veriut.
“Është e vërtetë që Shqipëria gjendet në vigjilje të konfirmimit ose jo të mundësisë për të vënë në shfrytëzim një sasi shumë të madhe nafte dhe gazi të zbuluar në zonën e Shpiragut, pra në juglindje. Por kjo nuk ka të bëjë fare me atë që kemi diskutuar dhe cfarë mund të bëjmë së bashku me RMV. Kjo sasi e madhe gazi dhe nafte e zbuluar nga kompania SHELL është në procesin e analizës për mundësinë e komercializimit se duke qenë në një shtresë të thellë bëhet një analizë e kostove të nxjerrjes në sipërfaqe dhe më pas futjes në treg.
Firmosëm memorandumin me Serbinë për bashkëpunim në sektorin minerar dhe energjetik duke pasur parasysh se jemi 100% energji e gjelbër bazohemi në kapacitetet tona hidrike, Serbia në termo dhe ka nevojë për qymyr. Kur krijohet mundësia e shkëmbimit, mund të jetë zgjidhje e mirë për palët.
Sa i përket gazit, Shqipëria ka sot mundësi historike për një transformim në portin e Vlorës ku kemi hyrë në fazën e finalizimit të jë projekti për ta transformuar hyrjen në atë port në një teminal të gazit të lëngshëm dhe për të krijuar mundësinë që në TEC-in e Vlorës të mund të prodhohet energji elektrike me transformimin përmes hyrjes së terminalit dhe në këtë mënyrë jemi në bisedime dhe RMV për ti bërë pjesë të këtij projekti. Këtu janë përfshirë një sërë aktorësh. Presim për të vlerësuar një sërë mundësi investimesh dhe jemi në process diversifikimi në plan të qartë për ta kthyer Shqipërinë në eksportues neto dhe gjithë cfarë vjen përpara të mund ta përballojmë vetë”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama tha se ende Shqipëria nuk e prodhon dot vetë energjinë, duke shtuar se jemi në kushte të vështira, por është e nevojshme të ketë durim, mbështetje dhe bashkëpunim.
“Ka një keqkuptim sipas të cilit meqë ne bazohemi në hidro, e kemi të siguruar energjinë dhe mjafton që të mos e shesim. Është keqkuptim shumë i madh sepse nuk e prodhojmë dot. Edhe në ditët më të mira tonat nuk e prodhojmë dot të gjithë energjinë që konsumojmë. Së dyti ne nuk kemi mundësi që të depozitojmë ujin e tepërt kur kemi shumë reshje dhe kur nuk ka reshje, varemi nga importi. Duke ndërtuar hidrocentralin e ri që do të jetë depozituesi i reshjeve të mbledhura, duke ndërtuar parqet voltaike, duke integruar edhe gazin e lëngshëm në gjithë këtë strukturë, do të jemi në kushte më të mira. Ajo që sot është e qartë është se jemi në kushte të vëhstira dhe kmei nevojë për durim, mbështetje dhe bashkëpunim”, tha Rama.
Lajmi kryesor: