Menaxhon mbetjet në Tiranë/ Integrated Energy jep bursa për studentët për 'Master' në mjedis (VIDEO)

Kompania “Integrated Energy” BV SPV, që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe që njëkohësisht po menaxhon e Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në qarkun e Tiranës, ka dhënë 6 bursa për studentët e masterit shkencor për Menaxhimin Mjedisor Urban, në një universitet privat. Administratorja e Shoqërisë koncesionare Ariola Kodra njoftoi se do punësohen edhe 2 prej studentëve ekselentë.

“Shoqëria jonë është fokusuar me investimet e saj në edukim, si kushti kryesor për zhvillim. Pasi kemi ndërtuar një shkollë dhe një kopsht për zonën e Kombinatit, mendojmë se arsimi i lartë është një tjetër moment i rëndësishëm. Ndaj IEBV ka vendosur që të kontribuojë për arsimimin në fushën e mbetjeve, duke akorduar 6 bursa studimi për studentët te cilët ndjekin programin “Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban”. Dy nga studentët tuaj më ekselentë do të kenë mundësinë që të punësohen pranë zonës së trajtimit të mbetjeve”, u shpreh Administratorja e Shoqërisë koncesionare Ariola Kodra në takimin e shpërndarjes së bursave.

Përfaqësuesit e universitetit privat, u shprehën mirënjohës për këtë bashkëpunim, i cili sipas tyre hap dyert për të ardhmen e inxhinierëve të rinj të mjedisit.

“Sa më ngushtësisht të bashkëpunojnë aktor të ndryshëm si akademia dhe biznesi aq më shumë rezultate do të kemi në sektorin ku bashkëpunojmë. Kështu që ky bashkëpunim i parë dhe bujar nga ana juaj të mos jetë i fundit”, u shpreh Elona Karafili zëvendës dekane  e Universitetit.

“Unë kam pasur rastin që gjithë punën e kompanisë ta shikoj për 3 orë, dhe që aty lindi një ide që ka nevojë për një bashkëpunim mes kompanisë dhe universitetit, pasi përfitimet nga studentët mund të jenë të shumta, dhe jo vetëm ekonomike”, deklaroi dekani i fakultetit të planifikimit dhe mjedisit Sherif Lushaj.

Maria Ristani një prej studenteve që fitoi bursën e konsideron këtë bashkëpunim të rëndësishëm për karrierën e saj.

“Ky bashkëpunim na jep mundësinë ne dhe studentëve të tjerë që të kenë në të ardhmen një punë ose një praktikë për ta zhvilluar në këtë kompani”, tha studentja.

“Integrated Energy” është një shoqëri me kapital të huaj, dhe prej më shumë se 2 vitesh po punon për ti dhënë zgjidhje afatgjatë problemit të menaxhimit të mbetjeve në qarkun e Tiranës, me fondet e saj. Vend depozitimi i mbetjeve të Tiranës nuk është vetëm një landfill por përmban gjithashtu impiantin e pastrimit te ujërave, atë e diferencimit te mbetjeve, si dhe termovalorizatorët që nga publiku i gjerë njihet si inceneratori.  

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flora: 07/02/2021 02:31

    Duhen inceneratore ne korce,,vlore,sarande,,durres ,,shkoder,,kukes,,lezhe,,ndryshe do na mbysin plehrat.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)