Teksa në Iran homoseksualiteti është i ndaluar, Kleriku Iranian Ayatollah Hussei Dinhabah paralajmëroi të gjithë shtetasit Iranianë, por edhe të gjithë pasardhësit e tij që të kenë kujdes kur kryejnë mardhënie seksuale më partnerët e tyre sepse gjatë këtij akti nëse ata mendojnë dikë tjetër rrezikojnë të lindin fëmijë homoseksualë.

Në një aktivitet, ku salla ishte e mbushur plot me burra dhe me gra ai u tha atyre se gjatë kohës që kryejnë marrdhënie seksuale duhet të mendojnë vetëm për partnerin e tyre sepse në të kundërt fëmijët e tyre rrezikojnë të lindin Homoseksualë. Më tej ai u bëri thirrje të gjitha grave të kryejnë më shpesh marrdhëni me burrat e tyre.
Në Iran homoseksualiteti dënohet me vdekje dhe të gjithë njerëzit të cilët e deklarojnë veten si të tillë duhet të fshihen shumë mirë për ti shpëtuar këtij dënimi.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)