Menduh Thaçi kërkon nga rikthim
të procesit gjyqësor "Monstra"

Menduh Thaçi kërkon nga rikthim<br />të procesit gjyqësor
SHKUP- Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e vlerëson si jokredibil gjykimin për rastin Monstra. Thaçi kërkon që i gjithë procesi të kthehet nga fillimi, ndërsa opinion të ketë qasje të plotë mbi detajet e gjykimit. Këtë kërkesë Thaçi ua përcolli edhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Pol Uolers dhe Aivo Orav, në takimet ndaras me ta pasditen e sotme.

“Shteti duhet të jep transparencë, fakte, qoftë edhe vendimi gjyqësor i cili deri sot nuk është i qartë dhe nuk përmban fakte, duhet të zbardhet, të shohim a ekzistojnë ato fakte apo jo. Ky proces duket se është jo-kredibil, jo i besueshëm dhe duhet të kthehet tërësisht aty ku ka filluar”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Pikërisht një proces i tillë sipas Thaçit, ka qenë kapaku i problemeve dhe diskriminimeve që iu bëhen shqiptarëve vite me radhë. Thaçi theksoi se protestat e ditëve të fundit janë të pritshme dhe legjitime, por kërkoi që protestuesit të përmbahen nga dhuna.

“Normalisht se njerëzit duhet të protestojnë, kanë të drejtë të protestojnë, por unë i kisha lutur në emër të partisë që protestat të jenë të qeta. Protestat e dhunshme shkojnë në llogarinë e armiqve të shqiptarëve, dashakëqinjve të shqiptarëve”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Thaçi kërkoi nga BDI-ja që në mënyrë institucionale të zgjidh dilemat rreth procesit gjyqësor Monstra. Ai madje e vlerësoi si hipokrizi sjelljen e deritanishme të BDI-së lidhur me këtë proces, dhe premtimet që iu janë dhënë familjarëve të të dënuarve.

Marrë nga "INA"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm