Menopauza e diabeti,
sfida e dyfishtë

Menopauza e diabeti,<br />sfida e dyfishtë
Menopauza dhe diabeti mund të bashkohen për efekte të ndryshme në trupin tuaj. Ja çfarë duhet të prisni dhe si duhet të qëndroni nën kontroll. Menopauza mund të paraqesë sfida të veçanta nëse keni diabet. Së pari, duhet të mësoni se çfarë ju pret. Pastaj konsideroni se çfarë duhet të bëni në lidhje me këtë.
 
Çfarë të prisni

Menopauza është fazë e jetës pasi është ndërprerë cikli juaj menstrual. Menopauza dhe diabeti mund të bashkohen për efekte të ndryshme në trupin tuaj, duke përfshirë:

Ndryshimet në nivelin e sheqerit në gjak. Hormonet, estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në qelizat tuaja që ti përgjigjen insulinës. Pas menopauzës, ndryshimet në nivelin hormonal shkaktojnë luhatje në nivelin e sheqerit tuaj në gjak. Ju mund të vëreni që niveli i sheqerit në gjakun tuaj është më i ndryshueshëm apo më pak i parashikueshëm se më parë.

Nëse sheqeri i gjakut tuaj del jashtë kontrolle, ju jeni më të rrezikuara nga komplikimet e diabetit. Shtimi në peshë. Disa gra fitojnë peshë gjatë tranzicionit menopauzal apo pas menopauzës. Kjo mund të rrisë nevojën për insulinë apo për medikamente orale diabeti.

Infeksionet. Madje para menopauzës, nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të kontribojnë në infeksione urinare dhe vaginale. Pas menopauzës, rënia e estrogjenit e bën më të lehtë për bakterien të lulëzojë në traktin urinar dhe vaginal - pra rreziku është më i lartë.

Çrregullimet e gjumit. Pas menopauzës, djersitja dhe të nxehtit mund tju bëjnë që të zgjoheni gjatë natës. Ky çrregullim i gjumit, e bën më të vështirë menaxhimin e nivelit të sheqerit tuaj në gjak.
Problemet seksuale. Diabeti mund të dëmtojnë nervat e qelizave të murit të vaginës. Kjo interferon në zgjim dhe orgazëm. Thatësia vaginale, simptomë e zakonshme e menopauses, mund të kompleksojë çështjen duke shkakuar dhembje gjate marrëdhënieve seksuale.
 
Çfarë mund të bëni
Menopauza mund të bëjë kërdi në kontrollin tuaj mbi diabetin. Por egzistojnë shumë gjëra që mund të bëni, në mënyrë që të kontrolloni më mirë menopauzën dhe diabetin.
Krijoni zgjedhje të shëndetshme në mënyrën e jetesës. Shanset janë, zgjedhja e shëndetshme e jetesës, siç janë ngrënja e ushqimeve të shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta, janë themeli i planit të trajtimit tuaj të diabetit. Ushqimet e shëndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik poashtu, mund të ju ndihmojnë të ndiheni shumë mirë pas menopauzës.

Matni sheqerin në gjak rregullisht. Ju mund të keni nevojë për të kontrolluar nivelin e sheqerit tuaj në gjak, më shpesh se zakonisht gjatë ditës dhe me raste edhe gjatë natës. Mbani shënim leximin e sheqerit në gjak dhe simptomet. Mjeku juaj mund ti përdorë këto detale për të planifikuar trajtimin e diabetit tuaj. Mjeku juaj mund tju rekomandojë poashtu testin e rregullt të hemoglobinës A1C, për të reflektuar mesataren e nivelit të sheqerit tuaj në gjak, për peridhën 2-3 muajshe para testit.

Konsultohuni me mjekun tuaj rreth përshtatjes së medikamenteve me gjendjen e diabetit. Nëse mesatarja e nivelit të sheqerit tuaj në gjak rritet, ju mund të keni nevojë të rrisni dozën e medikamenteve të diabetit apo të filloni me medikamente të reja – sidomos nëse shtoni në peshë apo nëse reduktoni nivelin e aktivitetit fizik. Po kështu, në qoftë se mesatarja juaj nivelit të sheqerit në gjak ulet, ju mund të kenë nevojë për të ulur dozen e medikamenteve tuaja të diabetit.
Konsultohuni me mjekun tuaj rreth medikamenteve për uljen e kolesterolit. Nëse keni diabet, ju jeni të rrezikuara më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku rritet edhe më shumë kur të arrini menopauzën. Për të reduktuar këtë rrezik, konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe ushtroni rregullisht. Mjeku mund të ju rekomandojë medikamente për uljen e kolesterolit.

Kërkoni ndihmë rreth simptomeve menopauzale. Nëse jeni duke u ballafaquar me të nxehtët, thatësinë vaginale, dëshirën e rënë seksuale apo simptome të tjera menopauzale, mbani në mend që është i mundur trajtimi. Për shembull, mjeku juaj mund të ju rekomandojë lubrifikant vaginal për të përmirësuar mukozën vaginale apo terapi vaginale me estrogjen për të rregulluar inflamimin (pezmatimin) e mureve vaginale (atrofia vaginale). Nëse shtimi në peshë është problem, atëherë terapia hormonale është një opsion. Menopauza dhe diabeti janë sfida të dyfishta. Bashkëpunoni ngushtë me mjekun tuaj, për të zbutur tranzicionin.

Llojet më të shpeshta të diabetit


1-Lloji i parë i diabetit është një sëmundje autoimune. Sistemi imun i organizmit sulmon dhe shkatërron qelizat beta të pankreasit, të cilat prodhojnë insulinën. Pankreasi më pas prodhon pak ose aspak insulinë. Një person i cili ka llojin 1 të diabetit duhet të marrë çdo ditë insulinë për të jetuar. Lloji 1 i diabetit llogarit deri rreth 10 për qind të pacientëve me diabet. Ai prek më së shumti fëmijët dhe të rriturit e moshave të reja, por mund të paraqitet në çdo moshë.

2-Diabeti i tipit 2 është forma më e shpeshtë e diabetit. Rreth 90 deri në 95 për qind të njerëzve me diabet janë të prekur nga lloji 2. Kjo formë e diabetit më së shpeshti është e lidhur me moshën, obezitetin, historinë familjare të diabetit, histori të mëhershme të diabetit gestacional, mosaktivitet fizik dhe me grupacione të caktuar. Rreth 80 për qind të njerëzve me llojin 2 të diabetit janë të mbipeshë ose obezë (mbipeshë e tepruar).

3-Diabeti gestacional. Disa femra zhvillojnë diabetin gestacional vonë në shtatzëni. Edhe pse kjo formë e diabetit zakonisht largohet pas lindjes së foshnjës, femrat të cilat kanë diabetin gestacional kanë 40 deri në 60 për qind të shanseve të zhvillojnë llojin 2 të diabetit brenda 5 deri 10 vitesh. Ruajtja e peshës së arsyeshme të trupit dhe të qenit fizikisht aktive mund të ndihmojë parandalimin e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

4-Llojet tjera të diabetit janë ato të shkaktuara nga: Defektet gjenetike të beta qelizave (pjesa e pankreasit që krijon insulinë); Defektet gjenetike në veprimin e insulinës, që rezultojnë në paaftësi të organizmit për të kontrolluar nivelet e glukozës, siç është parë te leprekaunizmi dhe sindroma Rabson-Mendenhall; Sëmundjet e pankreasit ose gjendjet të cilat dëmtojnë pankreasin, si pankreatitis dhe fibroza cistike; Sasia e tepërt e hormoneve të caktuara që vjen nga disa gjendje – si kortizoli te sindroma e Cushin – që dëmton punën e insulinës; Barnat që reduktojnë veprimin e insulinës, si glukortikosteroidet, ose substancat të cilat shkatërrojnë infeksionet e beta-qelizave, si rubella kongjenitale dhe citomegalovirusi; Çrregullimet e rralla imune, si sindroma e shtangies së, një sëmundje autoimune e sistemit nervor qendror; Sindromat gjenetike të lidhura me diabetin, si sindroma Doën dhe sindroma Prader-Willi.




Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)