‘Meqë je anëtare e PS-së jep kontribut tani!”, Italiania i përgjigjet Ramës për çmimet: Janë shumë të ulëta, shpenzojmë më pak

Teksa po zhvillon një takim me një përfaqësi të italianëve, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar një qytetarje nga Italia, e cila është anëtarësuar me PS-në, që të japë kontributin e saj në parti.

Qytetarja: Vendosëm që të vinim me pushime, dhe na pëlqeu shumë sidomos për të jetuar në Vlorë, kemi një vit e gjysëm këtu.

Rama: Meqë ju jeni në anëtare e partisë së PS-së tani. Do ju këkroja që të jepni kontributin e parë për partinë, duke ju përgjigjur atyre që thonë se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Europë.

Qytetarja: Çmimet apsolutisht jo. Ne shpenzojmë gjysmën e asaj që shpënzojmë në Itali, çmimet janë shumë më të ulta.

Rama: Nuk po shkoj më tej, sepse ju nuk paguani taksa po paguani faturat e energjisë dhe të ujit. Ata që thonë që energjia elektrike kushton më shumë në Shqipëri se në Europë, çfarë do tu thoni.

Qytetarja: Jo është 1/3 e çmimit.


Lajmi kryesor:

‘Vijnë këtu dhe rinohen’ Rama takim një përfaqësi të italianëve në Vlorë, u shpërndan teserat e partisë: Kërkuan që të anëtarësohen me PS-në


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?