Kryeministri Edi Rama ka inpektuar ditën e sotme nga afër punimet për spitalin e ri që do të ndërtohet në Laç, ku ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa shoqëronte kreun e qeverisë tha se ky spital do të ketë 40 shtretër dhe do të ofrojë edhe shërbimet e emergjencës.
'Spitali bashkiak i Laçit, do të ketë 40 shtretër, do të ofrojë shërbimet e emergjencës, do të ketë modelet e një spitali 24 orësh, do të ketë edhe poliklinikën konsultat e përfshirë brenda godinës. Do të mundësoj shërbim më cilësor për qytetarët.'- tha Manastirliu.
Ndërkohë që inspektoi nga afër punimet, Rama tha se spitalit të ri që do të hapë dyert brenda 4 muajsh.
Mes të tjerash ai iu ka dhënë dhe një këshillë zbatuesve të projektit, që të reabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para spitalit.
Rama: Duhet të punoni 24 orë me 3 turne ta mbarojmë para aftit. është e mundur sepse është një volum i vogël dhe me këtë tekonologji besoj se kryhet me sukses. Ajo fasada përballë spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën
Zbatuesit e projektit: Patjetër!
Rama përshëndet punonjësit te firmës turke të ndërtimit: Merhaba!
Rama: Po lagja tjetër atje lartë?
Kryebashkiakja: Janë bërë gati dy pallate. Po ndërtohet me 3 turne. Në krahun tjetër po punohet për fasadat e qytetit.
Je gjigand Edi.
Përgjigju