Nesër merkatoja angleze mbyllet në orën 18:00 dhe të gjitha klubet po bëjnë përpjekjet e fundit për të përforcuar skuadrat. Arsenal po tenton të bëjë goditjen e minutës së fundit, duke sjellë në Londër “yllin” e Barcelonës, Osmane Dembele. Lojtari u ble vjet nga Dormund, por ka qenë i pafat me dëmtimet e tij dhe nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në këtë klub.
Duket se lojtari është jashtë planeve të Ernesto Valverdes për sezonin e ri dhe Arsenal është gati të bëjë një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurosh, ku Barcelona do të mendohej mirë para se të japë vendimin final.
Ndërkohë, gjatë dy ditëve të fundit portieri Thibaut Courtois mungoi në stërvitje me ekipin e Chelsea, pasi ka qenë duke mbyllur marrëveshjet për të ardhmen e tij. Portieri belg pritet të mbërrijë nesër në Madrid për të kryer kryer testet mjekësore dhe pastaj të firmosë kontratën me Realin.
Lojtari ka arritur çdo akord të mundshëm me ekipin spanjoll dhe atë angelz. Thuhet se shifra e këtij transferimi do të jetë plotë 40 milionë euro. Trajneri i Real Madrid, Lopetegui ka deklaruar se është i kënaqur me portierin Navas, por kjo ndoshta është thjesht një strategji.