Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh sot krenare për performancat buxhetore të vendit të saj dhe kërkoi që evropianët të respektojnë në fund regullat që kanë vendosur vetë, ndërkohë që Parisi njoftoi një rrënim të financave të saj publike.

"Ne mund të jemi krenarë", deklaroi Merkel e cila mbajti një fjalim para deputetëve të bundestagut. Dhoma e ulët e parlamentit gjerman që do të votojë të premten projekt buxhetin për vitin 2015, që parashikon një ekuilibër në nivel federal për herë të parë që prej vitit 1969. Ky ekuilibër pritet të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

"Financimi i ekonomisë me kredi duhet përfundimisht të marrë fund", thaksoi kancelarja, duke e cilësuar si një detyrë ndaj gjeneratave që vijnë, në një vend në plakje.
"Një disiplinë strikte do të jetë e nevojshme në krahun e shpenzimeve, dhe ajo që vlen për Gjermaninë vlen edhe për Evropën", shtoi ajo.

"Mbajtja e premtimeve tona duhet të shndërrohet në markën e fabrikaës së eurozonës", insistoi ajo.

Disa orë më parë, ministri francez i Financave, Michel Sapin, shpalli se deficiti publik francez do të shkojë këtë vit 4,4 për qind të PBB-së, ndërkohë që regulloret evropiane në këtë aspekt kanë vendosur një tavan prej tre për qind./ATSH/