Merkel në shënjestrën e terroristit Anis Amri? Zbulohen fotografitë...

Merkel në shënjestrën e terroristit Anis Amri? Zbulohen fotografitë...

Mediat gjermane raportojnë se në telefonin e tunizianit Anis Amri, azilkërkuesi tunizian që në vitin 2016 vrau me kamion11 persona në një treg, janë gjendur fotografi që ai ka bërë përpara shtëpisë së kancelares Merkel, disa javë para se të kryente sulmin.

Po sipas mediave, në telefon atij iu gjetën edhe fotografi të rrethinës së Katedrales së Berlinit.

Shërbimit Penal Federativ Gjerman beson se ato ishin përdorur për të targetuar objektiva të sulmeve të mundshme.

Ishte Policia tuniziane ajo që zbuloi se pas sulmit në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin fshiheshin Amri edhe disa persona të tjerë, mes tyre dhe nipi i tij, i dyshuar si autori kryesor i masakrës ku mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën mbi 49 të tjerë.

Anis Amri në fakt ishte ai që drejtoi kamionin vrasës mes trumës në Berlin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë