Kancelarja Gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Junker, paralajmëroi Rusinë se nëse do të ketë thyerje serioze të armëpushimit në lindje të Ukrainës, Europa do të vendoste sanksione të tjera ndaj Moskës për mbështetjen ndaj separatistëve.
“Deri më tani kemi arritur një armëpushim të dobët që ka nevojë të stabilizohet. Por nëse marrëveshja e arritur në Minsk cënohet serizoisht, liderët europianë dhe komisioni europian do të jetë gati për t’u përgatitur në vendosjen e sanksioneve të tjera”, theksoi Merkel.
Kancelarja nënvizoi gjithashtu se edhe në video-konferencën e realizuar me presidentin amerikan, Barack Obama u vendos që sanskionet aktuale do të qëndrojnë “derisa banorët e ukrainës të kenë akses në kontrollin e pikës kufitare me Rusinë”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com