Avokati Fatmir Merkoçi kritikoi ashpër punën e deritanishme të SPAK, duke thënë se ka kapur vetëm ‘cironkat’ në shtatë vite, kur korrupsioni është galopant dhe qeveria qëndron ende në këmbë.
Nga ‘Studio Live” e Report TV ai iu referua një skandali të fundit si shembull që institucioni i akuzës nuk vepronte në nivele të larta.
Merkoçi e quajti të turpshme dhe skandaloze rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila do të ketë të drejtën që me firmë të saj të aprovojë leje ndërtimi në një territor prej 2100 kilometrash katrorë tokë dhe kjo vetëm me një vendim.
“Ke një rast konkret, zonja Belinda Balluku vetëm me një firmë do menaxhojë mbi 2100 km katrorë, do japi leje ndërtimi, do i ketë në kontroll. Çfarë është kjo? SPAK ka marrë fonde sa të duash dhe është marrë me vogëlsira, kur vjen puna për të madhen s’e kemi parë, si te ky rast më sipër. SPAK ka mandat 9 vjeçar, por ca do bëhet më tej? Ka kaq vjet dhe nuk kam parë asgjë konkrete deri tani. Kanë kap ca cironka dhe kaq. Thotë kam hetuar kaq njerëz të qeverisë dhe qeveria rri ende në këmbë (59 zyrtarë dhe ish-zyrtarë socialist të akuzuar dhe arrestuar). Korrupsion galopant. Të gjithë me akuzë qesharake, ‘shpërdorim detyre’. Firmos tender me 100 milionë euro dhe quhet shpërdorim detyre, ky është skandal”, nënvizoi ai.
Gjithashtu avokati kujtoi deklaratat e bujshme të zv/kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, që denonconte korrupsionin qeveritar.
“Ke edhe kryeministrin aktual që ka vjedhur me koncesione, tenderë, toka. I deklaroi edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i nxori aferat. Rama vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i zbaton, ke vendimin për Teatrin Kombëtar dhe Rama e shembi. Keni dhe raportin e DASH që thotë ‘qeveria më e korruptuar’, tha Merkoçi.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Arben Ahmetaj nuk është pentito
29 Janar, 13:08
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52