Mero Baze: A e pa SHBA? A e pa gjyqtarja? A e pa Basha?

Mero Baze: A e pa SHBA? A e pa gjyqtarja? A e pa Basha?

Këto janë tre pyetjet që shoqërojnë përfundimin e protestës së parë, të Berishës së tretë, në krye të PD. Pyetja e parë retorike është: A e pa SHBA? Sidomos a e pa kjo ambasadorja në Tiranë, se me këtë nuk u del e keqja. Natyrisht që e kanë parë dhe janë të kënaqur që protesta nuk përfundoi në dhunë, si kërcënonte Berisha.

Por pyetja në fakt zbulon arsyen dhe motivin kryesor përse u bë protesta. Ajo u bë t’i tregojë SHBA se Sali Berisha ka mbështetës me vete ndaj duhet amnistuar.

Kur SHBA mori vendimin që Sali Berisha është minues i demokracisë dhe bashkë me tre pjesëtarë të familjes është i përfshirë në korrupsion madhor, natyrisht e dinte që Sali Berisha kishte mbështetës. Dhe nuk e ndëshkoi t’i heqë mbështetësit, por që të ndëshkohet. Mbështetësit janë të lirë të shkojnë pas tij deri në varr, ose pas derës së burgut.

Kjo nuk e shqetëson SHBA. Kjo duhet të shqetësojë shoqërinë shqiptare, e cila nuk duhet të përfaqësohet nga një grusht njerëzish të rrjedhur që kanë marrë përsipër t’i japin vendit imazhin e një vendi primitiv, ku një grusht talibanësh duan të shkëmbejnë SHBA, me Sali Berishën.

Pyetja e Berishëve: “A e pa SHBA sheshin?”, tregon arsyen e parë përse u thirr protesta.

Pyetja e dytë më e dendur, e shfaqur dhe në editoriale të portalit të familjes Berisha, është: A e pa gjyqtarja protestën? Dhe më poshtë vazhdojnë të sharat me libër familje për të.

Kur SHBA ndëshkoi Berishën për shantazh ndaj sistemit gjyqësor, kishte parasysh pikërisht këtë gjuhë dhe këto sjellje. Pra meqë një grusht talibanësh shkojnë pas liderit, gjyqtarja duhet të trembet të japë drejtësi, pasi ata mund të dalin prapë në rrugë, ose mund të masakrojnë gjyqtaren. Kjo është një arsye e mjaftueshme për këdo që thotë na sillni dhe një provë për Sali Berishën që shantazhon drejtësinë, për të mbyllur gojën dhe për t’u turpëruar.

Sipas logjikës së Berishëve, drejtësinë nuk e vendos ligji, por rruga. Pra këtu mund të varësesh, siç ka vrarë Sali Berisha, mund të vjedhësh, siç ka vjedhur Sali Berisha, mund t’i vësh zjarrin vendit, siç ja ka vënë Sali Berisha, por po pate njerëz në rrugë nuk të dënon dot njeri.

Pikërisht për këtë arsye Sali Berisha duhet dënuar dhe duhet të vihet para drejtësisë, për të ndarë Shqipërinë nga imazhi i fiseve ku ligjin e bëjnë njerëzit me shtiza bronzi në duar.

Pyetja e tretë pak më e zbehtë është: “A e pa Luli?”. Kjo është thjesht pyetje triumfuese, për të thënë mos të guxojë më t’i afrohet partisë. Edhe kjo është në logjikën e forcës së demonstruar.

Pra e gjithë filozofia e protestës së Berishës shpjegohet nga vetë Berishët pas protestës, të cilët vetë provojnë se qe miting kundër SHBA, kundër drejtësisë dhe kundër Bashës. Ah po. Shpallën dhe armik të tyre Edi Ramën, meqë ai ka deklaruar se nuk do ta takojë kurrë Sali Berishën. Dhe ky i fundit për ta vënë burrninë në vend, e ka shpallur armik, që ta justifikojë mospërfilljen e tij.

Por gjithë mesazhi i protestës është se Sali Berisha vendos me forcën e rrugës dhe ashtu siç deklaroi, s’do njohë më zgjedhje të humbura dhe do ta zbojë Edi Ramën me dhunë.

Natyrisht nuk pret njeri të njohë humbjet e tij, dhe as që i trembet njeri dhunës së tij. Madje dje  zhgënjeu që nuk e provoi sa i vlen lëkura.

E vetmja gjë për të cilën vlejnë deklaratat e tij, është se dëshmojnë vetë pse Sali Berisha është një person “non grata”, familjarisht. Ja për këto që deklaron vetë, që nuk pranon drejtësinë dhe që sillet si bandë që kërkon të rrëzojë demokracinë me dhunë dhe të sfidojë SHBA me një repart taliban.

Mos e lodhni SHBA duke i thënë na sillni dosjen e tij. Zbardhni çfarë ka thënë sot, se i ka provuar të gjitha.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit