Mero Baze: A ishte boshatisja e stadiumit revoltë ndaj Berishës?

Mero Baze: A ishte boshatisja e stadiumit revoltë ndaj Berishës?

Stadiumi bosh në çeljen e fushatës së Berishës

Për të qenë të sinqertë me pjesëmarrjen në mitingun hapës të “Foltores” ka dy shifra. Janë shifrat e pjesëmarrësve kur foli Belindi dhe shifrat kur foli Berisha. Kur foli Belindi stadiumi kishte rreth 5 mijë vetë, dhe i përafrohej numrit të njerëzve që morën pjesë në Kuvendin themelues të Foltores në Dhjetor 2021.

Por kur foli Sali Berisha, stadiumi jo vetëm që u boshatis, por dhe ata që ishin në shkallët e tij dukeshin si njerëz rastësorë, që as duartrokisnin dhe as ndiqnin fjalimin e tij. Ata nuk ishin gjithsej as 400 vetë, së paku dhjetë herë më pak se sa kur foli Këlliçi, dhe ishin njerëz të mbetur në stadium, apo të harruar nga ata që i kishin sjellë.

Këto janë dy realitete që duhen pranuar, pasi janë të faktuara me video dhe foto. Ajo që duhet diskutuar, është nëse braktisja e Berishës është një revoltë e brendshme në Foltore kundër tij, apo është një inskenim i disa grupeve që janë brenda Foltores, por nuk e duan Berishën.

Nëse jemi në kushtet që brenda Foltores është pjekur mendimi se Berisha është pengesë për të ardhmen e tyre dhe atij i duhen dhënë një leksion publik si ai që ju dha, ky është një hap i rëndësishëm politik dhe një premisë që PD të bashkohet në të ardhmen pa Berishën duke u rikthyer si forcë kryesore në jetën politike të vendit.

Aq më mirë nëse në këtë pikë kanë ndikuar dhe deklaratat shpartalluese të të dërguarit amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar që e cilësoi Berishën si “e shkuara”, një ditë para çeljes së fushatës elektorale.

Pra do të ishte një lajm shumë i mirë që braktisja e Berishës të ishte një akt instiktiv i njerëzve të thirrur për hapjen e fushatës, për t'i treguar atij se ata nuk janë ushtarë të tij, por janë thjesht opozitarë që duan të fitojnë.

Opsioni i dytë, që ka më shumë gjasa se i pari, është që e gjitha të ketë qenë një regji e orkestruar brenda Foltores kundër Berishës, kryesisht nga mbështetësit të Këlliçit dhe Metës, të cilët në një farë mënyre duan t'i tregojnë vendin Berishës.

Dhe përmes një gjesti shumë simbolik, ata arritën t'i tregojnë se mund të ndodhë që kur flet Belindi dhe Meta të ketë disa herë më shumë njerëz se sa kur flet Berisha. Sido që të jetë, duket qartë se braktisja e Berishës ka ngritur në qiell nervozizmin e mbështetësve të tij dhe Foltores në tërësi, që tani po kërcënojnë çdo kënd që postojnë fotot apo videon bosh të stadiumit. Madje mua më dukej, sikur më kishin harruar prej vitesh, por dje vërshuan me kërcënime.

Me sa duket nuk ishin përgatitur të vinte kaq shpejt kjo ditë. Dhe nuk është se ua bëri Edi Rama. Ose e kanë bërë vetë duke braktisur Berishën, ose të tjerët që Berisha u pengon të ardhmen i dhanë një sinjal. Sido që të jetë, braktisja ka ardhur nga brenda Foltores. Madje as Lulzim Basha nuk ka gisht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 17/04/2023 03:35

    stadium mizerje....shkallarja shume e thiket,,,,,e pasigurte....mund te vdesin njerez aty....po ti shtyje dikush...

    Përgjigju
  • Medemek: 16/04/2023 23:12

    Berishes i bene mutin dhemokratet?

    Përgjigju
  • Derr: 16/04/2023 22:24

    Boll më me atë plakaruq kriminel e rreckë nevojtoreje. Të lindë një epokë e re dhe për arnaudistanin e shkretë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit