Mero Baze: Adhurimi dhe triumfalizmi i opozitarëve për Martinaj

Mero Baze: Adhurimi dhe triumfalizmi i opozitarëve për Martinaj

Ervis Martinaj

Nuk kam ndonjë dëshirë të përfshihem në konspiracionin më të madh kombëtar të gjashtë muajve të fundit që ka lidhje me të zhdukurin Martinaj. Jam përpjekur të injoroj sa kam mundur lajmet rreth tij.  Por gjatë gjithë kësaj kohe ka një konstante politike kur flitet per të që nuk ndryshon. Së pari të gjithë ata që dyshojnë se ka vdekur e duan që ta ketë vrarë Edi Rama.  Së dyti të gjithë ata që e duan të gjallë, e duan të gjallë ngaqë është i paaftë ta vras Edi Rama. Dhe së treti si për ti vënë kapakun, të dy opsionet e të njëjtit kamp pohojnë se ky ka një grup kriminal të fuqishëm, që nuk është me Partinë Socialiste dhe që i paska hequr shumë vota në Qarkun e Lezhës socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit. 

Kjo e fundit madje thuhet me një lloj triumfalizmi. Tani është bërë legjendë që sa herë socialistëve u del ndonjë lidhje kriminale, me ndonjë deputet a kryetar partie, të gjithë cohën në këmbë, dhe thonë ai kushëriri që ka ai kriminel i ka blerë votat. Madje dhe kur nuk e ka gjë, por ka dal në ndonjë foto a bisedë telefonike. Dhe korrekte është. Influenca kriminale duhet shmangur tërësisht në zgjedhje. Askush nuk duhet të frikësoj të tjerët për të votuar aq më tepër për grupe të fuqishme kriminale, të cilat kërkojnë të sundojnë pastaj në shkembim të favoreve. 

Por është shumë interesante se si një grup kaq i fuqishëm kriminal, sic e vizatojnë vet adhuruesit e tij publik, në listën e të cilëve sot pash që kishte hyrë dhe Fatos Lubonja, kur flasin që në zgjedhjet e fundit ky grupi i ka hequr vota Partisë Socialiste nuk e thonë më si krim, por e thonë si meritë. Madje madje, pikërisht për këtë shkak ngrenë dhe akuza se atë ose e ka vrarë Edi Rama, ose nuk e ka vrarë dot Edi Rama. Pra këta nuk paskan ndonjë parim kundër përfshirjes së krimit organizuar në zgjedhje. Madje këta e quajnë meritë këtë nëse një grup kriminalë e bën kundër Partisë Socialiste. Vetëm nëse konstatohet që ndonjë delikuent lagjeje apo katundi ka dal në foto me ndonjë kandidat socialist është krim sipas tyre. 

Do të mjaftonin skenarët për zhdukjen e Martinaj apo versionet paralele të mbijetesës së tij, dhe adhurimi me të cilin flitet për të dyja skenarët në qendër të së cilës po vendosin heroizmin se ai ka vjedhur vota kundër PS në Lezhë për të kuptuar sa seriozisht e ka opozita betejën kundër krimit të organizuar. Thjesht po vuan nga organizimi për të gjetur kriminelë.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pinguini: 27/12/2022 22:42

    Ca maskarade. Ka hall proppganda mavi pse njerez jasht kontrollit te partise ramiste guxojne dhe nuk rreshtohen per nje. Keq e kane sidomos me Lubonjen pse ka aftesine per tua grrisur masken dhe nxjerre shemtine ne pah. Po pra, per tu disku eshte qe ne Lezhe ku xhigitet kriminele te Rames, si Frroket, Doshet, Ndokajt e me radhe nuk arriten triumfin qe synonin se pala tjeter na paskesh arritur te mbrohej nje kriminel ende te "pa zene" nga mafia e kuqe. Ndaj dhe bashkohem me z. Baze kur thote se opozita vuan nga mosgjetja e krimineleve. Te gjithe jane ne skuadren mavi dhe syresh si Martinaj...ne arrati.

    Përgjigju
  • drejt: 27/12/2022 21:53

    ka drejt mero baze por gabon kur nuk thote qe qeveria esht e korruptuar ne kulm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit