Mero Baze: Albin Kurti e ka kthyer Kosovën dhjetë vite pas me KFOR në kufij

Mero Baze: Albin Kurti e ka kthyer Kosovën dhjetë vite pas me KFOR në kufij

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti

I vetmi reciprocitet I arritur nga qeveria e Albin Kurtit në bisedime me Serbinë, është barazimi I policisë Kosovës me protestuesit serb të barrikadave.

Pas “tregimit të muskujve” për Serbinë, në mesin e fushatës elektorale, për të shmangur vëmendjen nga debate real elektoral në Kosovë, Albin Kurti I hyri një beteje të cilën shpresonte ta mbyllte pas zgjedhjeve, por e detyruan ta mbyllte për tri ditë.

Edhe pse Kosova ka plotësisht të drejt të kërkojë respektimin e dinjitetit të shtetit të saj nga Serbia sa I takon qarkullimit të lirë të makinave në territorin serb, nxitimi për ta kthyer këtë objektiv shtetëror në objektiv elektoral, solli një hap pas për Kosovën, dhe një hap përpara vendosjes së dinjitetit të saj shtetëror.

Marrëveshja e Brukselit e bërë publike nga I dërguari I BE për Kosovën, ambasadori Lajçak, detyron palët të zhbllokojnë rrugët drejt pikës kufitare të Jarinës, duke larguar andej policinë e Kosovës dhe të barrikaduarit serb , dhe duke vendosur KFOR në kufij, një akt që e kthen Kosovën pas në kohë.

I vetmi reciprocitet që ka mundur të vendos Albin Kurti sot është reciprociteti mes policisë së Kosovës dhe protestuesve serb pranë pikave kufitare që kishin ngritur barrikada.

Reciprociteti I stikave që mbulojnë targat është detyrim I Marrëveshjes teknike për lirinë e lëvizjes që Kosova ka rënë dakord qysh më 2011 dhe që nuk është zbatuar.

Kurti po ashtu është tërhequr nga mos njohja e targave ilegale në Kosovë që i përkasin sistemit të vjetër duke humbur dhe sovranitetin në mes të Prishtinës e jo më në veri të Kosovës.

Për të qenë të sinqertë, nuk është se kishte shumë mundësi të fitonte në këtë betejë e cila kishte më shumë objektiv elektoral se sa shtetëror. Pikërisht për këtë ai duhet të tregohej I matur, që për hirë të partisë dhe zgjedhjeve të mos dëmtonte shtetin. Në fakt ai e bëri pa ju dridhur dora, duke shpresuar se do ta mbante krizën pa u zgjidhur deri ditën e zgjidhjeve dhe pastaj të tërhiqej.

Përfundimi I krizës me heqjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në raport me sigurinë në kufijtë e Kosovës, ku u vendos KFOR, dhe ngopja me një lugë të zbrazur që kanë pesë vjet që ia ofrojnë Kosovës për tu dukur sikur e ushqejnë, janë pasoja të drejtpërdrejta të përpjekjes për përdorim politik të kësaj situate në funksion të zgjedhjeve.

Tani Kosova është dhjet vite pas, kur Serbia thoshte “jo policisë të Kosovës në veri dhe shteti I Kosovës dhjetë vite më I papjekur. Si ai që ka në krye.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 01/10/2021 07:15

    Ke te drejt Mero. E cuditeshme por e vertete, njelloje si serbet edhe disa ne Kosove festojne humbjen si fitore! Mjafton te lexosh mediat atje e vecmas Boten Sot me kalemxhinjet Torte, Bytyci, Kapiti dhe ngelesh pa fjale. Bile sipas tyre, Albini ka fituar jo vetem mbi Vuqiqin por edhe Ramen! Kush dhe me cfare i ushqen keta vemje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha-Meta e partitë e vogla bashkë për zgjedhjet vendore, a mendoni se fitojnë përballë PS?



×

Lajmi i fundit

Tajlandë/ Ish-polici qëllon me armë zjarri në një kopsht, 31 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë dhe më pas vret veten

Tajlandë/ Ish-polici qëllon me armë zjarri në një kopsht, 31 të vrarë, mes tyre edhe fëmijë dhe më pas vret veten