Mero Baze: Ata që e kanë amnistinë si konkurrencë

Mero Baze: Ata që e kanë amnistinë si konkurrencë

Sali Berisha

Ajo që interpretohet gabim në debatin e brendshëm është termi “amnisti fiskale”.Kjo që po tenton të bëj qeveria, nuk është amnisti fiskale. Ky është legalizim kapitalesh. Amnistia fiskale është e vërtet që vret konkurrencën e ndershme dhe dekurajon taksapaguesit pasi i vë ata në pozita të pabarabarta në treg etj.. Por edhe pse është e tillë ajo aplikohet rregullisht në Shqipëri nga të gjtiha qeveritë dhe nuk është se ka ndonjë debat të madh rreth saj. 

Kjo që po tenton qeveria me pak fjalë është të tërheq në Shqipëri kapitale të pa legalizuara të emigrantëve shqiptarë në botë, me një sër kufizimesh që e bëjnë këtë fushatë më të zhurmshme se sa fitimprurëse. Refuzimi nga jashtë është normal, kurse refuzimi nga brenda Shqipërisë është i dyshimtë. 

Është normale që çdo vend i Bashkimit Evropian të jetë kundër legalizimit të kapitaleve që po ndërmerr qeveria shqiptare, pasi amnistia ka objektiv të tërheq paret e palegalizuara të emigrantëve shqiptarë në perëndim. Asnjë vend nuk ka dëshirë që paret e fituara në ekonominë e tij, të eksportohen në një vend tjetër i cili krijon lehtësira fiskale për to. Në këtë aspekt do të ishte marrëzi të mendoje që qeveria shqiptare do të has mirëkuptim me Evropën në këtë çështje. Madje qeveria ka tre vjet që merret me këtë çështje duke e konsultuar me çdo vend evropian, dhe ka modifikuar shumë nga termat me të cilat e ka nisur amnistinë. Fakti që ka tre vjet dhe nuk bind dot Evropën për këtë çështje, shpjegon gjithçka lidhur me kundërshtimin e Evropës.  Amnistia kundërshtohet nga brenda dhe nëse shikon segmentin e atyre që e refuzojnë, janë pikërisht ata që nuk duan konkurrencë në këtë drejtim. 

Arsyeja është se amnistia praktikisht përjashton çdo zyrtar të shtetit shqiptar të bëj deklarim dhe çdo familjar të tij. Ministra, ish-ministra deputetë, ish-deputet, zyrtarë të lart dhe të mesëm dhe ish të tillë, gjyqtarë, prokurorë e çdo zyrtar tjetër, praktikisht gjithë piramida e rëndësishme e shtetit shqiptar nuk përfiton nga kjo skemë. Po ashtu përjashtohet nga kjo skemë çdo njeri me rekorde kriminale, dhe e pëson çdo njeri që fsheh rekordet kriminale kur i deklaron paret. 

Janë pikërisht këto kushtëzime të forta, që sanitarizojnë legalizimin e kapitaleve të korrupsionit dhe trafiqeve të brendshme, ato që kanë egërsuar debatin e brendshëm kundër amnistisë.  
Është interesante të dëgjosh Sali Berishën që thotë se një njeri që bën 2 milion euro nuk ka shanse të mos jetë kriminel. Atë mendoj dhe unë kur shikoj se djali i tij vetëm në televizionin e familjes ka mbi 5 milion euro kapitale, pa llogaritur vila, toka pa fund dhe biznese me emra të maskuara. Fakti që ai kufizohet të deklaroj këto kapitale, dhe i mban në emër të shokëve apo shoferëve të familjes, duket që e shikon këtë fushatë legalizimesh kapitali, si  konkurrencë ndaj tij. 

Vet qeveria e Berishës bëri një legalizim kapitalesh të investuara në biznese duke i legalizuar ato në masën 3 për qind, mjafton që ti deklaroje, çka është një legalzim i tërthort i kapitaleve. Dhe të mos harrojmë se ka pas kompani shqiptare që kanë pas nga 1 deri 3 milion euro makineri të blera në të zezë dhe pa dekalruar as dogana dhe as origjinë të blerjes së tyre. 
D.m.th. kjo gjë ka ndodhur, por nuk u bë legalizim paresh, por legalizim kapitalesh të investuara. Problemi i dytë është klima e besimit në të cilën bëhet kjo amnisti. 

Shumë vende të Bashkimit Evropian që e kanë bërë këtë legalizim kapitalesh, e kanë mbrojtur atë dhe penalisht për të rritur besimin. Kjo që po bëhet në Shqipëri me kaq zhurmë dhe kaq debate të brendshme, do ta dobësoj dhe më shumë besimin tek legalizimi dhe aty do përfundojnë emigrantë që kanë kursyer deri në 50 mij apo 100 mijë euro në vite dhe duan të blejnë ndonjë shtëpi në Shqipëri. Një emigrant shqiptar që sot do të blej një apartament në Tiranë, nëse nuk i ka të gjithë paret në bankë nuk e blen dot pasi duhet të kaloj paret me llogari tek noteri. Edhe pse janë aq të rrepta këto ligje nuk e kanë hequr Shqipërinë nga zona gri e pastrimit të pareve në të cilën klasifikohet rregullisht. 

Si përfundim me kaq shumë zhurmë, e me kaq shumë kufizime , ne rrezikojmë të dëmtohemi më shumë nga zhurma, se sa nga paret që do të vijnë.  Pasi mbi të gjitha amnistia është klimë besimi për të deklaruar dhe legalizuar kapitalet. Me kaq shumë panik sa po injekton debati për amnistinë, mos prisni të sjellë njeri 2 milion euro. Po erdhi ndonjëri me 20 mijë priteni në aeroport. Kështu qetësohet dhe Sali Berisha, pasi nuk ka konkurrencë për legalizim kapitalesh. Ai të vazhdoj i qetë të bëj sikur shet e blen boronica derisa të legalizoj gjithë çka vjedhur, edhe duke vrarë, në këtë vend. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çiftelia: 16/07/2022 11:00

    Nje gje me ben shume pershtypje mua: ky Mero Baze kur mbeshteste berishen ishte dakort 100% me cdo gje qe thoshte e bente ai. Tani qe eshte me ramen, eshte dakort 100% me cdo qe qe thote e ben rama dhe kunder gjithkujt qe thote apo ben dicka qe si pelqen rames. Ky njeri “publik” me emrin Baze pa gël, a ka ndonjë mendim të vetin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës