Mero Baze: 'Bashkimi' që kërkon të fshehë humbësin

Mero Baze: 'Bashkimi' që kërkon të fshehë humbësin

Edi Paloka dhe Gazmend Bardhi

Opozita më në fund ka gjetur qetësinë e saj. Nuk është qetësi që vjen nga ndjenja e bashkimit për fitore, por e fshehjes së humbësit. Të dy palët ndjehen të lehtësuar që tani askush nuk do fajësojë tjetrin kur të humbasin, pasi “u bashkuan”. 

Loja e “bashkimit” që po luajnë të dy palët kundër njëra- tjetrës, në të vërtetë është një lojë e nisur nga Berisha. Ai e nisi me shpresë që pala tjetër do refuzonte të fliste me të dhe ai e kishte kësisoj gati armikun e humbjes.

Por pala tjetër ca nga mungesa e qartësisë politike dhe të ardhmes së saj, ca nga komplekset që kanë ndaj Berishës, tani u përfshinë në lojën e “bashkimit”. Dhe ngjajnë kaq të lumtur të dy palët.

Por problemi që ka PD është se bashkimi nuk e zmadhon elektoratin e saj, por e bën më të dobët. Për gati një vit, Sali Berisha ka helmuar mjedisin politik në PD për interes të vet, dhe njerëzit janë përleshur me njëri- tjetrin për shkak të tij. 

Në bazë, atje ku duket sikur “bashkimi” po ndodh, në fakt ndarja është më e madhe. Paloka me Gaz Bardhin mund të pinë kafe bashkë, por ai demokrati që ka mbështetur Bardhin në Elbasan, me atë që ka mbështetur Berishën, janë në armiqësi tanimë.

Njësoj është në shumicën e qyteteve në vend. PD është një çift në divorc, por që nuk ka bërë akoma gjyqin e ndarjes.

Kjo fushata e “bashkimit’ i ngjan asaj seancës paraprake në gjykatë që do të pajtojë çiftin, por që nuk funksionon. E vetmja vlerë e kësaj është se një ditë pas zgjedhjeve, të dy palët do thonë, “ne e bëmë tonën”.

Dhe beteja do fillojë nga e para.

Madje ka gjasa që beteja të nisë nga kandidatët që do të zgjedhin, pasi do të duhet të ruhen dhe aty balancat mes dy palëve.

Sidoqoftë tani askush nuk do t’i japë tjetrit arsye për t’u fajësuar për humbjen. Dhe duke qenë se po shkojnë drejt zgjedhjeve me objektiv si të justifikojnë humbjen, “bashkimi” i tyre thjesht është një shpresë e Berishës për të fshehur përgjegjësinë e vërtet të humbjes. Ose ta ndajë bashkë me armiqtë e tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • malo: 19/10/2022 07:21

    keta qe nuk i shqiten pd per 30 vjet e shkatarruan kete parti ,,,bravo ju qofte,,,vafshi ne esfel te gommereve....

    Përgjigju
    • Dakord: 19/10/2022 07:54

      Parti??? Kjo s'ka qene kurre parti, ka qene dhe eshte bande.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit