Mero Baze: Berisha nuk do të përballet më me gjyqin e shifrave

Mero Baze: Berisha nuk do të përballet më me gjyqin e shifrave

Sali Berisha

Ka vetëm një mënyrë që jehona e poshtërimit që i bënë qytetarët thirrjes së Berishës për protestë më 11 shkurt, të relativizohet. Dhe ajo është që tani e tutje të kalojë nga protestat masive që paralajmëronte në aksionet guerile me çeta, ku numri nuk përbën më lajm. 

Dështimi për të mbledhur njerëz dhe për të treguar forcë me numra, detyroi Berishën që ende pa mbaruar protesta të njoftonte se të hënën do të kishte protestë para Kuvendit. Ky që ka tre muaj e nuk bën dot një miting me 5 mij vet, dhe që posoton foto nga mitingjet e Lul Bashës, befas caktoi për 48 orë protestën e radhës. Dhe të hënën do të caktoj atë tjetrën që mund të jetë të enjte ose të hënë tjetër. 
Strategjia është e qart. Berisha nuk do të përballet më me gjyqin e shifrave. Nuk i ka më ato. Nuk i ka njerëzit me vete. Nuk i ka qytetarët e Tiranës dhe shtresën gri. Ka vetëm ca të lajthitur të cilëve duhet t'iu paguaj naftën dhe tu jap ndonjë lek xhepi që të vijnë në Tiranë. 

Dhe tani e tutje do të ndryshoj strategji për të zhdukur lajmet negative rreth shifrave.  Aksioni para parlamentit nesër pritet të ketë disa qindra vet, që nuk do shkojnë dot kurrë deri në 100, por natyrisht më agresivë duke u përpjekur të prodhojnë lajme me incidente të dhunshme. Është e vetmja mënyrë të mbahet gjallë.  

Është pak a shumë në situatën e vitit 1997 1998 ku çdo natë mblidhte 200 vetë në bulevard dhe në Sheshin Skënderbej sa të tregonte që ishte gjallë dhe herë pas here hidhnin ndonjë molotov kundër kryeministrisë dhe ndonjë parullë kundër ambasadorit amerikan të kohës. Tek kjo situatë është rikthyer përsëri. Tani prisni një axhend protestash me njësite guerile, që do mblidhen darkave para kuvendit, para qeverisë, apo dhe diku ku ka aktivitete qeveria. Nuk e bën më gabimin, të paralajmëroj protestë të madhe dhe të poshtërohet siç i o ndodhi dje.  

Situata është pak a shumë, si tek ajo skena e filmit “Dimri i fundit” me ato gratë që bënin sikur shkonin për dru që tu conin ushqime partizanëve, dhe kishin frikë mos i numëronin gjermanët. “Lëvizni gra se po na numërojnë” është batuta më mbresëlënëse e filmit. E njëjta gjë është me axhendën e re të Berishës. E ka tmerr tia numërojnë prapë.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 13/02/2023 09:31

    Per t'i hikur pergjegjesise,organizon "tuvrmen pa tru" dhe bashekriminelin Meta qe t'i shpetojne pergjegjesise dhe ndeshkimit.

    Përgjigju
  • Berisha: 12/02/2023 20:20

    Ka kete temin nuk do ti ndahet ne cdo proteste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit