Mero Baze: Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

Mero Baze: Berisha po reagon si njeri i pasur, kundër SHBA

Sali Berisha

Një nga përgjigjet që mund të merrni përse Sali Berisha është në listë të zezë së SHBA familjarisht mes të tjerash si hajdut i fondeve publike në kohën që ka qenë kryeministër është tek “Foltorja”. Për organizmin e këtij aksioni politik, duket që po harxhohen miliona nga familja e Sali Berishës. Mund të bëni disa llogari. Sali Berisha ka tre vetura me truproja private, plus veturën e tij super të shtrenjtë, me të cilat shëtit në gjithë Shqipërinë. Fatura e një eskorte të tillë për gjithë vitin shkon tek 200 mijë euro, duke mos llogaritur këtu kostot e udhëtimit për takimet e “Foltores”.

“Foltorja” është e centralizuar si produkt mediatik. Aty nuk lejohet të hyjnë media të tjera por sinjali prodhohet nga televizioni i familjes Sali Berishës. Dhe kjo ka kosto, pa llogaritur që vet ky kanal harxhon mbi 1 milionë euro në vit të padeklaruara. Po kështu ka një marketing digjital të padeklaruar që shkon po ashtu në qindra mijëra euro.

Takimi virtual i Berishës në SHBA, një vend që ka rregulla për transparencë financiare, mbahet në një sallë shumë të shtrenjtë, pa llogaritur këtu udhëtimin dhe qëndrimin aty të dy moderatorëve të “Foltores”.

Ka dhe dhjetëra detaje të tjera, shpenzime të fshehta ku hyjnë njerëzit që merr nga pas me vetura në çdo takim, dhe për të përmendur pagesa nën dorë për pika të debatueshme të mbështetjes së tyre në publik brenda PD.

Sali Berisha nuk ka asnjë transparencë për këto shpenzime. E di që janë shumë të vogla në raport me fitimet e familjes Berisha në pushtet pasi të gjitha nuk kapin as ryfshetin e koncesionit për ngjyrosjen e naftës apo pullave fiskale. Por ama është një shenjë se Berisha po reagon si njeri i pasur ndaj SHBA dhe jo si një asket i mbetur pa lek.

Pas vitit 1997, kur ai po ashtu ishte në krizë me SHBA, por jo në këtë nivel, ai nuk ja dilte dot as të merrte një sallë me qira për takime. Opozita e tij ishte e varfër, bazike, e pa financuar dhe në kontrast me luksin e qeverisë. “Foltorja” e Sali Berishës më shumë se sa demonstrimi i një viktime të SHBA, është demonstrimi i një pasaniku të majmur kundër SHBA, që është tërbuar pse duan ti prekin pasurinë. Paret e fshehura të familjes po dalin sheshit dhe po investohen për ti bërë karshillëk SHBA.  Ndaj mos pyesni Sekretarin Blinken ku i ka gjetur faktet. Pyesni Sali Berishën ku i gjen paratë për “revolucionin e “Foltores” kundër SHBA.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reme: 29/11/2021 07:37

    je ripetitiv i dashur mero. pasi per shume vjet lodhe demokratet me refrenin tend kunder nanos fillimisht, e me pas kunder rames, tani e ke bo balte me doktorin aq sa dhe socialistet po te neverisin. duhet te jesh shum i kapur ;) ymer

    Përgjigju
  • Dajti: 29/11/2021 03:35

    Llogari e qarte Z. Baze, por ne shqiperi mungon drejtesia. SPAKU eshte nje blof nje genjeshter e madhe te pakten deri tani.SPAK-u se pyet Berishen, prokuroret dhe jo se jo athere sala do bej karshillek se po i ecen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi