Mero Baze: Është lutje, të mos e vrasë babai

Mero Baze: Është lutje, të mos e vrasë babai

Lulzim Basha është përpjekur t’i kujtojë Sali Berishës, se ka refuzuar këshillat të “vrasë babain” e tij politik Sali Berisha, edhe pse sipas tij, ka pas plot të tilla, publike apo private.

Në të vërtetë, ka pas plot këshilla publike, jo se dikush ka inat Berishën, apo ka qejf Bashën, por se një politikan pas tetë vitesh në krye të një partie të madhe, duhet ta udhëheqë vetë atë, dhe jo me babën në krye të qoshes.

Nuk po flasim për trashëgiminë e babës, që në këtë rast është e keqe. Ka pas “baballarë” partish që kanë shkëlqyer dhe kanë bërë histori, si Helmut Koli, Zhak Shiraku, Margaret Theçer e të tjerë, por Merkeli, Makron apo Xhon Mejxher, që i pasuan, bënë historinë e tyre.

Por Lulzim Basha nuk ka paraysh këto modele suksesi. Në koshiencën e tij, ai e shikon ftesën për të “vrarë babin”, si një ftesë për të vrarë një trashëgimi të keqe, si një dënim për Sali Berishën, si një njollosje të tij, dhe po e përdor këtë si një rast për t’i dëshmuar Berishës, se nuk ka dashur ta “vrasë” atë në ditët e tij të këqija, ndaj dhe ai nuk duhet ta “vrasë” pas 25 prillit, në ditët e këqija të Lulzim Bashës.

Pra debati që ky hap për “kompleksin e Edipit”, që ka të bëjë me vrasjen e babait të keq, në fakt nënkupton të kundërtën, mëshirë për të mos u vrarë nga babai i keq më 26 prill.

Dhe kjo kuptohet lehtë nga argumentet që përdor, për të cilat ka bërë kujdes të jenë të gjitha të pavërteta.

E para, kur ai merr si shembull partitë e djathta europiane, që nuk e  “vrasin babain” politik, bëhet qesharak. Mjafton të shikosh për këtë historinë e Helmut Kol, Zhak Shirak, Margaret Theçer, biles dhe në Greqi, ku trashëgimia e Micotaqis u hodh në erë nga pasuesi i tij Antonis Samaras, dhe e kupton sa pak është lodhur të gjejë ndonjë argument, ai që ja ka shkruar librin.

Por ti e kupton që Lulzim Basha nuk po kërkon shembuj se si të bëhet politikan i pavarur, por po kërkon mëshirë prej “babës”, kur  tenton të krahasojë fatin e Fatos Nanos me atë Sali Berishës.

D.m.th ai e konsideron fyerje për Fatos Nanon, që Edi Rama ka bërë partinë e tij dhe i ka dhënë partisë identitetin e tij, dhe e quan meritë të PD-së, që ky nuk e ka prekur trashëgiminë e Sali Berishës dhe e ka atë në krye të qoshes.

Fatos Nano është i pari lider politik në Shqipëri që e ka “vrarë babain”, nëse mund të quhet kështu.

Dhe çfarë babai se!

Ai është themeluesi i Partisë Socialiste shqiptare, që i duhej të vriste trashëgiminë më të rëndë politike të Shqipërisë, atë të Partisë së Punës, dhe duhet të nxirrte jashtë Byronë Politike dhe Ramiz Alinë.

E bëri pa ju trembur syri, duke paguar një çmim të shtrenjtë si lider opozite, një burgosje politike dhe poshtërim personal nga Sali Berisha, si përndjekës i tij.

Nga ana tjetër, ai e vrau përfundimisht Partinë e Punës në vitin 1999, kur e riftoi partinë në thuajse të vetmen garë të vërtetë politike në Shqipëri, pas vitit 1990. Për të mos thënë e para dhe e fundit.

Dhe si i tillë, ai e la realisht karrierën tek Partia Socialiste më 2005 kur humbi, dhe nuk kërkoi e as i shkonte në mendje të diktonte Edi Ramën.

Por Basha, duke qenë se ka qenë emigrant deri më 2005, ndoshta nuk e di këtë histori. Ajo që ai kërkon t’i thotë tani Sali Berishës, është se i ka qëndruar besnik dhe ai duhet të ketë mëshirë të mos e heqë më 26 prill, kur të humbasë. Sidomos pas deklaratve të Ilir Metës, se do jetë lider i ri I opozitës.

Pra nuk bëhet fjalë për “kompleksin e Edipit”, vrasjen e babait të keq nga i biri, por por frikën që ka i biri se mund të vritet nga “babai” i zemëruar me të.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Seferi: 24/03/2021 07:25

    Aeshte e vertet ajo qe thote bashizmi.sekame pasur oferte per te vrare sali ram lulbashen,mire dote bente por nuk eshte e vertet.Po te jete e vertet kjo qe thote luli cuni i klonuar te Berishes pse nuk kakallzuar faktin.Aji eshte dhe jurist leshi me duket.Luli duhet te merret ne pergjesi penale Per mos kallzim krimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane