Mero Baze: Fitoret e vogla të berishizmit në mungesë të Berishës

Mero Baze: Fitoret e vogla të berishizmit në mungesë të Berishës

Sali Berisha

Debati i sotëm në parlament, është rasti tipik që Berisha fiton më shumë kur mbyllet brenda se sa kur del në betejë. Në procesin e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Avokatit të Popullit Berisha nuk ka pasur kandidatë, por ka pasur armiq në këtë proces. Bëhet fjalë për Adrian Dvoranin, me të cilin ai është në “gjak” dhe familjarisht pasi biznesi i djalit tij i ka vrarë vëllain në Gërdec.

Kishte po ashtu vigjilencën e duhur për Avokatin e Popullit që ndonjë i vetkandiduar i mbështetur me firma nga deputetë të opozitës, përfshi PD dhe disa mbështetës të “Foltores” të mos përfundonte në garë por ti tërhiqnin firmat. 

Në fillim u fol se ka një marrëveshje mes grupit Alibej dhe grupit të PS që të shkëmbenin Avokatin e Popullit me Dvoranin. Bëhej fjalë për Ledio Brahon si Avokat i Popullit. Me sa duket më shumë se marrëveshje ka qenë dëshirë personash dhe nuk funksionoi. Nuk funksionoi pasi Berisha ka arritur ti kompleksoj të gjithë kundërshtarët  se armiqtë e tij janë dhe armiqtë e çdo opozitari. Dhe ky nuk është sukses i vogël. 

E gjithë kjo pastaj u përkthye në parlament mbasdite në replika të egra mes Edi Ramës dhe disa prej drejtuesve më të lart të PD. Mund të themi me plot gojën se Berisha ka arritur që një gjyqtar “kampion të antikorrupsionit në botë” të shpallur nga Sekretari Blinken, ta rrëzon moralisht dhe politikisht në Kuvend, duke arritur të krijoj një shumicë kundër tij, duke i  imponuar si armiq të shoqërisë, armiqtë e tij personal. Është thelbi i shkollës së tij politike.  

Një tjetër fitore e tij lexohet qatë tek replikat e deputetes Açka me Edi Ramën që e akuzon atë mes të tjerash se po mban peng vulën e tyre. E kuptoj që është një fjali që ndoshta i ka ikur dhe nga gjaknxehtësia , por i ka folur subkoshienca e saj. Të kërkosh nga kryeministri i vendit të drejtën mbi legjitimitetin e PD është e rënd , pasi  është pikërisht ajo që thotë Berisha.

Ai ka muaj e muaj që akuzon Edi Ramën se po përpiqet ti jap vulën përmes gjykatave, Lulzim Bashës. Tani del dhe një nga ana e LPD që ankohet pse po na mban peng Edi Rama e nuk po na e jep vulën. Tani çdo vendim që të jap gjykata duket sikur e ka dhënë Edi Rama, pasi të dy palët e kanë shpallur atë gjyqtar të çështjes. Dhe kjo është tipike ajo që Berisha ka bërë këto 32 vite me drejtësinë, të cilën e quan drejtësi vetëm kur është në favor të tij.  

Pas seancës së sotme të cilën nuk ja vlen as ta presësh si do të mbaroj, i vetmi që i ka korrur frytet pa mbaruar seanca është Sali Berisha. Ka arritur të vërë në rresht kundërshtarët e vet, kundër armiqve të vet dhe mbi të gjitha ka arritur të bëj publik faktin se dhe Partia Demokratike mendon se gjyqin e vulës e ka në dorë Edi Rama.  

Më shumë se kaq ai nuk ka çfarë fiton. Praktikisht ai mobilizoi kundërshtarët e vet në favor të halleve të veta. Kështu që kur i thuhet se sulmon SHBA për hallet e veta, nuk ka shumë kuptim, se për hallet e tij po luftojnë të gjithë. Madje dhe Edi Rama që mezi pret ti shfaqen si Saliu përballë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë