Mero Baze: Gjithë problemet e “martesës për letra” të Berishës me Metaj

Mero Baze: Gjithë problemet e “martesës për letra” të Berishës me Metaj

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Drejtuesit e Partisë së Lirisë i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të shënojnë Sali Berishën si kryetar të koalicionit, në përpjekje për të shmangur vendimin e pritshëm të KAS, që detyron KQZ të shënojë emrin e Ilir Metës si kryetar të koalicionit.

Duke e parë të pashpresë situatën dhe duke llogaritur që në fletën e votimit do ishte udhëheqës Ilir Metaj, drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë”, pranuan si e keqe më e vogël emrin e Sali Berishës, në raport me atë të Ilir Metaj.

Po përse gjithë kjo fobi nga demokratët e Berishës për emrin e Ilir Metaj?

Nga pikëpamja politike e gjitha lidhet me vet ndërgjegjësimin që mbështetësit e Berishës dhe vet Berisha e Metaj kanë për alergjinë e elektoratit të PD për Ilir Metaj. Duke qenë një aleancë e cila lidh fort Berishën me Metaj për hallet e tyre personale, por jo dhe mbështetësit respektivë të tyre, ajo është një aleancë krerësh, një marrëveshje okulte e dy njerëzve për hallin e tyre, që duan të përdorin një fushatë elektorale për të rezistuar ndaj problemeve që kanë.

Kjo aleancë logjikisht është një aleancë që dominohet politikisht nga Berisha, pasi Berisha është i pranueshëm për pakicën e Ilir Metajt, por Ilir Metaj është i papranueshëm për shumicën e Berishës. Por problemi ligjor që ka Berisha me mungesën e një logoje partie po e detyron atë për pirueta të tilla, duke e dorëzuar identitetin e forcës së tij politike tek Ilir Metaj.

Nga pikëpamja juridike kërkesa e Partisë së Lirisë është e pambështetur dhe e papranueshme në asnjë formë.

Me gjithë përpjekjet e Celibashit për t’i çoroditur me procedurë dhe për t'iu referuar marrëveshjes së koalicionit si e ka përcaktuar Berisha, situata juridikisht është e qartë. Kodi Elektoral të detyron të shprehesh në marrëveshje për partinë udhëheqëse të koalicionit dhe emri i kryetarit të partisë udhëheqëse shënohet në fletë sipas një vendimi të unifikuar të Kolegjit zgjedhor.

Berisha nuk është parti, është komunitet politik. Ai nuk ka asnjë logo zyrtare dhe asnjë vulë zyrtare të ndonjë subjekti. Ai shpresonte të merrte me dhunë logon dhe vulën e PD, por e humbi në gjykatë. Kështu që ai përfaqëson një komunitet  elektoral, që është i papërfaqësuar ligjërisht. Ligjërisht ai përfaqësohet nga aleanca mes Ilir Metës dhe Vangjel Dules.

Edhe nëse Celibashi nuk e ka shfuqizuar nga marrëveshja praninë e Sali Berishës si kryetar partie, e bën lehtësisht KAS me një vendim. Ata nëse duan, mund të shpallin parti udhëheqëse dhe Vangjel Dulen dhe ta vendosin emrin e tij në fletë, nëse u vjen turp nga Ilir Metaj, por Sali Berishën nuk e vendosin dot, se nuk është askush ligjërisht.

Është pikërisht ky realitet që Berisha e Metaj e njohin mire, që i ka detyruar të depozitojnë dhe ata në KAS një ankesë për heqjen e logove të partive nga fleta e votimit, sipas parimit, meqë e dimë që nuk e duan logon tonë, mos të keni as ju të tjerët logo. 

Gjithë shqetësimi i tyre është se njerëzit mund t’i tërheqë logo e PD dhe të votojnë atë. Por kjo natyrisht kërkon ndryshimin e Kodit dhe nuk është një vendim që e merr KQZ apo Kolegji Zgjedhor.

Bezdia që kanë demokratët nga emri I Ilir Metajt dhe logoja e koalicionit të tyre është një problem që ua ka krijuar Berisha, nga pazari personal që ka me Ilir Metajn. Ai ka vendosur të bëjë me të martesë për letra.  Tani koalicioni “Bashkë fitojmë”, i ngjan një burri që është martuar me Ilir Metajn për letra, por tani pasi ka mbaruar punë do t’i heqë emrin nga letrat. Nuk është aq e lehtë. Edhe martesat për letra kanë koston e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 20/04/2023 08:16

    Intigrant deri në frymëmarrjen e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit