Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon Erion Veliajn

Mero Baze: Një çetë opozitare që po forcon  Erion Veliajn

Noka e Blushi në protestën para bashkisë

Ka një tërbim mbi deklaratat kritike të Ambasadave më të rëndësishme të Perëndimit në Tiranë, pas sulmeve me molotov mbi godinën e Bashkisë ditën e premte. Duke nisur nga SHBA, Bashkimi Evropian, e më pas ai anglez e Italian, dënuan radhazi dhunën e papranueshme mbi një institucion publik. 

Nuk është hera e parë që e bëjnë. E kanë bërë rregullisht sa herë molotovët janë hedhur mbi godinat e institucioneve apo në sallën e Kuvendit. Tërbimi nuk vjen nga kjo.

Tërbimi vjen nga fakti se opozitarët tanë i kishin mbushur mendjen vetes, që kishin leje tani të digjnin godinën që drejton Erion Veliaj. Dhe nga ky autosugjestion i tyre kanë kaluar në një zhgënjim të rëndë ndaj ndërkombëtarëve, duke i bullizuar herë si “polici bashkiake” e Veliajt e herë si “ushtarë” të tij.

Me pak fjalë, siç e thotë populli, “u nisën të venin vetulla dhe nxorën sytë”. Në këtë rast i kishin mbushur mendjen vetes se do digjnin Veliajn dhe i dhanë falas atij mbështetje ndërkombëtare.

Sikur mos ta dish sa idiotë janë, të kap dhe ndonjëherë ndonjë teori konspiracioni se e bëjnë qëllimisht ta ndihmojnë Veliajn.

Por përtej çdo dyshimi janë thjesht një tufë idiotësh që nuk dinë të bëjnë asgjë se sa të hedhin molotov, ose tymuese, kudo që janë. Në një farë mënyre janë ushtarë të rangut të fundit, nga ata që stërviten vetëm për të luftuar me mjete piroteknike.

Por edhe pse zhurmën e bëjnë rreth deklaratës së ambasadorëve, për të cilën bëjnë kujdes të thonë pa ua kërkuar njeri se ishte mbështetje për Veliajn, në fakt tërbimin real e kanë nga shifrat. Ata edhe për herën e tretë, pavarësisht thirrjes së Berishës “e treta e vërteta, do ta nxjerrim jashtë”, nuk i kaluan të 200 vetët, dhe natyrisht që e vetmja armë që u kishte mbetur nuk ishte gjë tjetër, veçse të bëheshin agresivë që të prodhonin lajm.

Dhe Veliaj del dy herë i fituar. E para, që është bërë rrufepritësi i sulmeve të opozitës për pushtetin duke u forcuar politikisht dhe e dyta, që opozita demonstron pafuqinë para zyrave të tij.

Ky është problem i përhershëm i tyre, që janë vetëm ata dhe jo populli në rrugë. 

Dhe në vend të “nxirrnin Veliajn jashtë”, siç ëndërronin, i çuan në zyrë dhe mbështetjen e ambasadorëve si bonus plus. Madje këmbëngulin që ajo është mbështetje për Veliajn, edhe pse në fakt është ndëshkim kundër dhunës së tyre. 

Por meqë kanë qejf ta quajnë ashtu, le ta quajnë. Fundja vepër e tyre është. Dalin për të rrëzuar Veliajn dhe i sigurojnë mbështetje, siç thonë vetë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)